Aktualitet

Arben Ristani: Nesër futemi në seli, marrim drejtimin e PD

11 Dhjetor 2021, 20:23 Nga DOSJA
Arben Ristani: Nesër futemi në seli, marrim drejtimin e PD

TIRANË– Arben Ristani ka deklaruar se komisioni që do të marrë drejtimin e Partisë Demokratike do të futet që nesër në selinë blu. I ftuar në “Çim Peka Live”, Ristani është shprehur se komisioni do të mblidhet nesër në seli për të shqyrtuar situatën.

Ai tha ndër të tjera se koha tashmë është e shkurtër e se duhet të nisë puna për rithemelimin e PD-së.

Për herë të parë janë mbledhur 5 mijë delegatë. Herët e kaluar është gënjyer, sepse salla e Pallatit të Kongresve nuk merr më shumë se 2 mijë anëtarë, edhe pse thoshin që kaq janë brenda, të tjerët janë te lulishtja. Ka qenë hile djallëzore, pikërisht për të mos u mbledhur kurrë një Kuvend i këtyre përmasave. Ia dolëm. Jam i mbushur me atë që ka ndodhur sot aty. Ne morëm vendim për të shkarkuar Kryesinë, zotërinjtë ishin të zgjedhur jo me votim të fshehtë. U ndërtua një Komision Themelimi i përkohshëm, deri në përfundimin e zgjedhjeve për kryetar të PD. Ka kompetencat e Kryetarit dhe Kryesisë. Do të bëhet një referendum në datën 18 dhjetor. Shumica dërrmuese, afër shumicës absolute e shkarkuan Bashën. Vendimmarrja e Kuvendit është e tillë që tashmë organi i vetëm drejtues i PD është Komisioni i Rithemelimit. Procedurën e referendumit do ta organizojë ky Komision. Në seli ky komision do të hyjë që nesër. Do të mblidhemi për të shqyrtuar situatën. Duhet filluar punë sepse koha është shumë e shkurtër,”- tha Ristani ndër të tjera. 

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike arben ristani kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021 arben ristani kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021

Sondazh

Poll