Aktualitet

Berisha-Bashës: Iku koha kur e përdorje PD si hipotekë për borxhet e tua

11 Dhjetor 2021, 21:49 Nga DOSJA
Berisha-Bashës: Iku koha kur e përdorje PD si hipotekë për

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha i cili i konsideroi nul vendimet e marra nga Kuvendi i mbajtur në stadiumin “Air Albania”. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se të gjithë anëtarët e PD-së duhet të respektojnë vendimin e marrë sot nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike. Berisha shton se ai është vendimi i shumicës që kërkoi shkarkimin e Bashës. Kuvendin e 11 dhjetorit, Berisha e konsideron një spektakël të vërtetë demokracie. 

Statusi i plotë; 

Koha kur deputeti Basha mund te bente pazar me fatet e Partise Demokratike ka marre fund. Ditet kur Partia sherbente  si hipoteke per borxhet e kryetarit kane perfunduar! Ne nje dite historike, 4446 delegate te Kuvendit Kombetar te Partise Demokratike vendosen sot, te rimarrin ne dore fatet e Partise Demokratike duke shkarkuar Lulzim Bashen ne nje spektalel te vertete demokracie te ngjashem me standartet amerikane. Kuvendi i sotshem riafirmon vlerat euro atlantike te PD duke rikthyer ne piedestal voten e lire ne te parin kuvend ne historine e Shqiperise te thirrur nga anetaresia.

Komisioni i Rithemelimit i mandatuar nga kuvendi konsideron nul dhe qesharake cdo deshire te deputetit Basha per te thirrur Keshillin Kombetar, per te shkakuar drejtuesin e ketij Keshilli apo per te marre masa displinore ndaj perfaqesuesve te mijera demokrateve qe me vote te lire dhe legjitime vendosen sot shkarkimin e tij! Komisioni u ben thirrje te gjithe anetareve te Keshillit Kombetar si dhe ish anetareve te kryesise te repektojne vullnetin e Kuvendit Kombetar si organi me i larte drejtues i Partise Demokratike. Komisioni fton te gjithe drejtuesit e PD te lexojne dhe respektojne vullnetin e shumices qe shkarkoi kryetarin dhe jo te deputetit Basha qe kerkon te shkarkoje shumicen! Sot eshte dita per t’u bashkuar dhe jo per te percare e “perjashtuar” partine per karriken e thyer te ish kryetarit”.

Çfarë ndodhi sot?

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha ka vendosur për largimin nga detyra të Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi si edhe të tre nënkryetarëve, Grida Duma; Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj, por edhe të vetë kryedemokratit Lulzim Basha. Me 4446 vota pro, Basha u shkarkua si kryetar partie.

Këto vendime bënë që kryedemokrati Lulzim Basha të thërrasë mbledhjen e kryesisë së PD-së. Në mbrëmje, publikisht Basha tha se vendmet e marra në Kuvendin e thirrur nga Berisha janë nul për të .Ai paralajmëroi mbledhjen e Këshillit Kombëtar nesër për shkarkimin e të gjithë demokratëve që mbështetën Berishën, përfshirë dhe kreun e Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021 lulzim basha kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021 lulzim basha

Sondazh

Poll