Aktualitet

Berisha e largoi, Basha: Shkarkoj Palokën e mbështetësit e 11 dhjetorit. Jam në krye

11 Dhjetor 2021, 15:06 Nga DOSJA
Berisha e largoi, Basha: Shkarkoj Palokën e mbështetësit e 11

TIRANË– Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, anëtarët e Kryesisë që mbështetën sot Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, si dhe 11 kryetarët e degëve që nuk u angazhuan për 18 dhjetorin do të shkarkohen nesër. Këtë gjë ka paralajmëruar kryedemokrati Lulzim Basha pas mbledhjes së kryesisë së PD-së që zhvilloi sot. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së të thirrur me urgjencë nga kryedemokrati Lulzim Basha e që pritet të mbahet nesër pritet të shkarkohen demokratët që sot nuk zgjodhën të trokisnin gotat me kreun e PD-së në selinë blu, por të votonin shkarkimin e kryedemokratit në Kuvendin e mbajtur nga Berisha në “Air Albania” .

Ata janë: Belind Këlliçi, Ivi Kaso, Albana Vokshi, Aldo Bumçi, Gent Strazimiri, Gert Bogdani, Oerd Bylykbashi, Flamur Noka, Ervin Minarolli, Ledina Mandia e Tomorr Alizoti. Ndërsa krerët që pritet të zëvendësohen janë të degëve: Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër. Në daljen për media pas mbledhjes së kryesisë që nisi që në orën 18:00 të mbrëmjes së sotme, Basha tha se pdemokratët në fjalë kanë kryer shkelje të rënda të Statutit të PD.

Kryesia gjithashtu ka ngarkuar Sekretariatin ekzekutiv të ndjekë të gjithë hapat për të vënë para përgjegjësisë ligjore dhe penale të gjithë personat përgjegjës për fallsfikimin dhe shpërdorimin e simboleve të institucioneve të Partisë Demokratike. Vendimet e marra në Kuvendin e Berishës të mbajtur në stadiumin “Air Albania” janë nul për kryedemokratin Basha.

Basha siguroi demokratët se duke nisur nga Këshilli Kombëtar, Kryesia dhe Kryetari vazhdojnë të jenë në krye të detyrës, në përmbushje të përgjegjësive statutore dhe në shërbim demokratëve. Ai tha se demokratët do të mblidhen në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Kryesia e Partisë më datën 18 dhjetor, ku do të diskutojne dhe marrin vendimet të rëndësishme për të ardhmen e tyre. Berishën e konsideroi një ‘mbeturinë të komunizmit’ të cilin tha se do ta hedhin pas.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Basha: Nesër në 15:00 mblidhet Këshilli, shkarkojmë Palokën e kryetarët e degëve

Urdhri i PRERË: Të shkarkohet çdo anëtar PD-je që ishte në Kuvendin e Berishës

Gjekmarkaj në kryesinë e PD: Kush është shumica, ne apo ata?

Mbledhja në pd, Kryesia propozon shkarkimin e Palokës

Salianji nga Kryesia: E papranueshme, u tentua krijimi i partisë anti-amerikane

LAJMI I FUNDIT/ Basha: Tubimi i sotëm ishte shkelje e ligjit. Do marr masa!

Hakmarrja! Mbledhja e Kryesisë së PD, do të votohet shkarkimi i 11 krerëve të degëve

Hyn në fuqi vendimi! Mbështetësit e Berishës s’e njohin më Bashën si kryetar të PD

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore kryesia e pd 11 dhjetor 2021 lulzim basha kryesia e pd 11 dhjetor 2021 lulzim basha

Sondazh

Poll