Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Situata nën kontroll, vijon qarkullimi normal (E PLOTË)

11 Dhjetor 2021, 17:01 Nga DOSJA
Ministria e Mbrojtjes: Situata nën kontroll, vijon qarkullimi normal (E

SHQIPËRI – Ministria e Mbrojtjes raportoi për situatën problematike të krijuar në vend për shkak të reshjeve, stuhive dhe dëborës të krijuara nga përkeqësimi i kushteve atmosferike. Në informacionet e fundit të dhëna, në tërësi furnizimi me ujë dhe energji elektrike si dhe qarkullimi i automjeteve vijon normalisht, përveç disa zonave.

NJOFTIMI I MINISTRISË SË MBROJTJES:

Reshjet me intensitet të lartë gjatë dy ditëve të fundit kanë sjellë problematika në disa zona të vendit.

Ministria e Mbrojtjes njofton se situata është nën kontroll në të gjithë territorin, ndërsa po ndiqet me prioritet gjendja në qarqe të caktuara për shkak të prurjeve të shumta të lumenjve.

Në të gjithë vendin, hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë, duke ruajtur nivelin mesatar të kuotave, rezervuarët po monitorohen dhe janë nën kontroll. Sa i përket infrastrukturës rrugore, vijon qarkullimi normal në të gjitha akset nacionale dhe rurale. Me përjashtim të disa rasteve edhe furnizimi me energji në të gjithë vendin vijon normalisht, po ashtu edhe furnizimi me ujë nuk ka ndërprerje.

Kështu prurjet më të shumta janë ato të lumit Vjosa, por niveli i ujit është brenda kufirit maksimal pa rrezikshmëri. Edhe lumenjtë e tjerë janë në nivele mesatare dhe nuk paraqesin rrezik për dalje nga shtrati. Në Këlcyrë forcat zjarrfikëse dhe të bashkisë po punojnë për pastrimin e ujit në një banesë për shkak të bllokimit të tubacioneve.

Njësitë e Mbrojtjes Civile ndodhen në terren dhe në gatishmëri në qarkun e Gjirokastrës, pikërisht në segmentet rrugore Kolonjë – Golem, në njësinë Cepo, në njësinë Qytet apo në Lazarat, ku vijon puna për të mbajtur të zhbllokuar akset si shkak i prurjeve të shumta.

Edhe në Dropull janë vënë në gatishmëri mjetet për pastrimin e ujit si shkak i daljes së përroit Sopot. Në njësinë administrative Pogon, Zagori, Dropull i Poshtëm e Dropull i Sipërm, fshatin Nderan të bashkisë Libohovë po punohet nga ana e punonjësve të OSHEEE për furnizimin me energji elektrike. Po punohet për riparimin e defekteve edhe në Shkodër, ku pati stakim të Fiderit të Hajmelit dhe Lavatrices në nënstacionin Vau i Dejës.

Reshjet e shumta kanë sjellë probleme në bashkinë Selenicë, ku po ndiqet më vëmendje situata në fshatin Mesaplik, ku prurjet e lumit Shushica dëmtuan urën.

Ka vështirësi në qarkullim në rrugën Peshkopi-Selishtë, ndërsa forcat e policisë rrugore kanë orientuar lëvizjet në aksin Lurë-Rrëshen, pas bllokimit të rrugës rurale Peshkopi- Lurë.

Më pas, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bëri me dije se rruga në Bogë-Qafë Thorë është bllokuar nga dëbora ndërsa po punohet për zhbllokimin e rrugëve në Zhulat dhe Lazarat të Gjirokastrës. Për sa i përket lumenjve, Peleshi theksoi se niveli i ujit është brenda shtretërve.

LAJMI KRYESOR: PËRMBYTJET/Fieri dhe Vlora ‘nën’ ujë, përroi në Gjirokastër bllokon rrugët (SITUATA)

Moti i keq/Dëborë në Kukës dhe Korçë,Berati pa drita, bllokohen turistë në Voskopojë

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ministria e mbrojtjes moti i keq ne shqiperi permbytje ne shqiperi reshje debore ministria e mbrojtjes moti i keq ne shqiperi permbytje ne shqiperi reshje debore

Sondazh

Poll