Aktualitet

Makinat përplasen kokë më kokë në Kryebushat, vdes gruaja, 2 të lënduar (Foto)

21 Qershor 2019, 17:10 Nga DOSJA
Makinat përplasen kokë më kokë në Kryebushat, vdes

SHKODËR– Një person ka ndërruar jetë dhe një tjetër ndodhet i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Kryebushat, Shkodër ku mjeti tip Benz, me targë AA208BY, me drejtues shtetasin P. K. 50 vjeç, banues në lagjen Ndoc Mazi, Shkodër, është përplasur me mjetin tip Benz, me targë AA387KJ, me drejtues shtetasin Ymer Bushaj 67 vjeç, banues në Shkodër.

Për pasojë ka mbetur e vdekur gruaja e Bushajt, Burie Bushaj 74 vjeçe, ndërsa dy drejtuesit e mjeteve ndodhen në spitalin e Shkodrës ku po marrin trajtimin e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë po hetohet për shkaqet që çuan në përlpasjen e dy automjeteve. 

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 21.06.2019, ora 19:05, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur Kryebushat, mjeti tip Benz, me targë AA208BY, me drejtues shtetasin P. K. 50 vjeç, banues në lagjen Ndoc Mazi, Shkodër, është përplasur me mjetin tip Benz, me targë AA387KJ, me drejtues shtetasin Y. B. 67 vjeç, banues në Shkodër, ku për pasojë ka mbetur  i dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe pasagjerja bashkëshortja e tij N. B. 74 vjeçe, e cila ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Drejtuesi i mjetit shtetasi P. K. do shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne kryebushat dy te plagosur rende nurie bushaj shkoder ymer bushaj aksident ne kryebushat dy te plagosur rende nurie bushaj shkoder ymer bushaj

Sondazh

Poll