Aktualitet

Rrezikon deportimin, mësuesit britanikë peticion për djalin shqiptar: Është pasuri për vendin, kemi investuar tek ai

21 Qershor 2019, 15:28 Nga DOSJA
Rrezikon deportimin, mësuesit britanikë peticion për djalin

Në Britaninë e Madhe ka nisur një peticion për të parandaluar deportimin e një studenti shqiptar. Deri më tani qytetarë të zakonshëm dhë njerëz që e njohin nga afër të riun shqiptar kanë mbledhur më shumë se 6,000 firma.

Bëhet fjalë për shqiptarin Stiven Bregu, 18 vjeç, i cili shkoi në Britani në vitin 2015 me qëllimin që t’i shpëtonte një jete të dhunshme në familje.

Ai mbeti i vetëm në Keynsham pranë Bristolit. Ishtë vetëm 14 vjeç në atë kohë dhe nuk dinte asnjë fjalë anglisht. Më pas ai u dërgua në një qendër për të mitur ku la mbresa për aftësinë e tij për të mësuar.

Gjatë gjithë kësaj kohë, i mituri shqiptar ka bërë kërkesë për azil, por të gjitha janë mohuar.

“Kam studiuar shumë dhe kam provuar të ndërtoj një të ardhme për veten time këtu. Gjithçka që dua është shansi për të përmbushur potencialin tim dhe për të kontribuar diçka në Bristol, e cila tani është shtëpia ime”.

Ishtë pikërisht mësuesi i djaloshit, Rob Shaë i cili lançoi peticionin për të mbajtur Stiven në Angli.

‘Ne kemi investuar  aq shumë për Stiven. Si një qytetar britanik nuk jam aspak krenar me atë që duan të bëjnë ndaj tij. Ai është një pasurie e madhe. Ai ka kaluar provimet në nivel shumë të mirë.  Ai gjithashtu ia ka dalë të sigurojë një ofertë shumë të mirë nga një firmë menaxhimi të pasurive për shkak të aftësive të tij të shkëlqyera në matematike,’- ka thënë mësuesi.

Ndërsa një tjëtër mësuese e ka cilësuar Bregun si një student të shkëlqyer dhe një pasuri e madhe për shkollën.

Aplikimi i Stiven Bregu për të qëndruar në Britani të Madhe u refuzua pasi ai nuk u kualifikua për azil sipas rregullave të emigracionit.

Marrë dhe përshtatur nga BBC.com

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet peticion per stiven bregun shqiptari ne angli stiven bregu peticion per stiven bregun shqiptari ne angli stiven bregu

Sondazh

Poll