Sport

“Rrezikova me Dybalan”, Allegri e pranon dështimin: Kemi lojtarë pa përvojë

11 Dhjetor 2021, 20:46 Nga DOSJA
“Rrezikova me Dybalan”, Allegri e pranon dështimin: Kemi

ITALI-“Ne patëm një pjesë të parë të mirë, krijuam dhe pas golit të tyre pati një bllokim. Është diçka që duhet ta përmirësojmë. Janë dy pikë të hedhura ndaj një Venecia të fortë”.

Massimiliano Allegri e konsideron kështu barazimin që ekipi i tij mori ndaj Venezias në shtëpinë e kësaj të fundit. Ai tha se ekipi ka ende shumë gjëra për të përmirësuar, si dhe shpjegoi gjendjen e Dybalës.

“Kemi lojtarë me më pak përvojë. Alternojmë momentet në të cilat jemi mirë, por atëherë kur duhet të shtrëngohemi nuk mund të bëjmë diferencën. Sa i përket Dybala-s ne rrezikuam, të mërkurën ai kishte lodhje, dukej se mund të luante, por nuk ishte kështu.”

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport allegri juventus allegri juventus

Sondazh

Poll