Sport

Manchester United “fluturon” me Ronaldon, portugezi edhe një herë vendimtar

11 Dhjetor 2021, 19:43 Nga DOSJA
Manchester United “fluturon” me Ronaldon, portugezi edhe një

ANGLI-Manchester United duket në rrugë të mbarë. Fitorja e tretë rradhazi në kampionat dhe tani është realisht në garë për të arritur katër vendet e para. Në javën e 16-të të Premier League, “Djajtë e Kuq” fitojnë me shifrat 1-0 ndaj Norwich.

Ishte Cristiano Ronaldo ai që vendosi takimin në minutën e 75-të me një 11-metërsh. Portugezi nuk fali nga pika e bardhë dhe e çoi rezultatin në 1-0. United del me tre pikë nga ky takim dhe ngjitet në vendin e pestë në kuotën e 27 pikëve, po aq sa West Ham i vendit të katërt që ka dhe një ndeshje më pak.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport manchester united norwich ronaldo manchester united norwich ronaldo

Sondazh

Poll