Aktualitet

Reshjet / Probleme në Gjirokastër, Përroi i Lazaratit vështirëson qarkullimin

11 Dhjetor 2021, 09:45 Nga DOSJA
Reshjet / Probleme në Gjirokastër, Përroi i Lazaratit

GJIROKASTËR – Rreshjet e shiut kanë shkaktuar probleme të mëdha në Qytetin e Gjirokastrës ku raportohet se janë rritur prurjet e rrjedhave ujore. Përroi i Lazaratit ka sjellë prurje inerte duke vështirësuar kalimin në segmentin fundor që lidh dy lagje të Lazaratit.

Në Gjirokastër aksi që përshkon lagjen Gërhot gjithashtu ka inerte të shembura në rrugë nga reshjet. Atje po punojnë aktualisht për ta mbajtur situatën nën kontroll. Ura e Aznakut në drejtim të Lunxhërisë  është e përmbytur nga ujërat e kanalit. Për momentin qarkullimi i mjeteve në atë drejtim është i ndërprerë deri sa të bjerë niveli i ujërave. Akset nacionale për momentin janë të lira. Pika të ndjeshme nëse reshjet do të vijojnë me intensitet mbeten segmenti nacional në zonën industriale dhe aksi pranë urës së Viroit.

LAJMI KRYESOR: Moti i keq / Përmbytje në disa qarqe, Rruga e Arbrit kalohet vetëm me zinxhirë

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjirokaster moti i keq ne shqiperi gjirokaster moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll