Aktualitet

Pastrimi i parave! Mbetet në burg bashkëpuntori italian i Rezart Taçit

11 Dhjetor 2021, 08:37 Nga DOSJA
Pastrimi i parave! Mbetet në burg bashkëpuntori italian i Rezart

ITALI– Një nga bashkëpunëtorët e biznesmenit Rezart Taçi, kontabilisti Fabio Petruzzella është lënë në burg me akuzën e pastrimit të parave, duke pranuar kërkesën e Prokurorisë së Palermos. Gjykata italiane ka hedhur poshtë kërkesën për arrest shtëpiak të avokatëve të tij.

Kontabilisti u arrestuar së bashku me Francesco Zummon një biznesmen 90 vjeçar nga Palermo, partner i ish-kryebashkiakut mafioz Vito Ciancimino, i cili gjithashtu u akuzua për pastrim parash. Petruzzella, krahu i djathtë i ndërtuesit, kishte rol kyç në këtë skemë, duke i shpëtuar nga konfiskimi, 19 milionë eurove të transferuara në një llogari bankare në Tiranë.

Në hetim është përfshirë edhe një grup shqiptarësh që dyshohet se kanë ndihmuar Zummon dhe bashkëpunëtorët e tij në operacionet e tyre financiare.

Bashkëpunëtorët e ngushtë shqiptarë të Taçit, Artur Ballën dhe Bledar Lilon, janë kunati dhe ish-truproja e biznesmenit, të dy të lënë në burg. Taçi është shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare.

Burimi:Republicca.it

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet fabio petruzzella rezart taçi fabio petruzzella rezart taçi

Sondazh

Poll