Aktualitet

Dëbora bllokon Korçën/Dardha, Voskopoja dhe Qafa e Qarrit kalohen vetëm me zinxhirë

11 Dhjetor 2021, 09:15 Nga DOSJA
Dëbora bllokon Korçën/Dardha, Voskopoja dhe Qafa e Qarrit

KORÇË – Reshjet e dëborës që kanë vijuar përgjatë gjithë natës kanë bërë që trashësia e borës në zonën e Dardhës në Korçë të arrijë deri në 35 cm, ndërsa kalueshmëria e mjeteve mundësohet vetëm me zinxhirë. Ndërkohë, në Voskopojë dhe Qafën e Qarrit kalueshmëria e mjeteve bëhet pa zinxhirë ndërsa trashësia e dëborës ka shkuar deri në 15 cm.

Rreshjet me intestitet kanë qënë edhe në zonat e larta malore të Pogradecit trashësia varion nga 10 deri në 25 cm. Për pasojë janë krijuar vishtirësi në lëvizjen e automjeteve në Qafë Thanë por aksi nuk është i bllokuar. Probleme ka në njësitë administrative. Dy njësi ajo e Velçanit dhe Dardhasit janë pa energji elektrike dëbora në këto zona arrin deri në 20 cm. Në Velçan është paralizuar lëvizja e mjeteve. Mungesë e energjie ka edhe në 3 fshatra të njësisë Proptisht, në këtë njësi qarkullimi është i mundur.

Në njësinë Trebinjë dëbora ka arritur në 20 cm, vështirësi në lëvizje. Rruga e Dunicës në këtë njësi është bllokuar lëvizja e mjeteve pasi në një pjesë të segmentit rural ka pasur rrëshqitje dherash dhe gurësh. Një njësinë Dardhas deri në qendër të njësisë mjetet qarkullojnë, ndërsa në fshatrat e sipërm të saj Niçë, Osnat, Dërdushë, Stërkanjë nuk realizohet qarkullim mjetesh si pasojë e borës pra fshatrat aktualisht të izoluar.

LAJMI KRYESOR: Moti i keq / Përmbytje në disa qarqe, Rruga e Arbrit kalohet vetëm me zinxhirë

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet korce moti i keq ne shqiperi korce moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll