Aktualitet

Borëpastrueset nuk hapin dot rrugën, Bashkia Pukë apel shoferëve: Hapni rrugën

11 Dhjetor 2021, 08:53 Nga DOSJA
Borëpastrueset nuk hapin dot rrugën, Bashkia Pukë apel

PUKË – Bashkia e Pukës ka lëshuar një apel për të gjithë ata qytetarë, të cilët kanë parkuar mjetet e tyre në rrugë. Me anë të një postimi Bashkia shkruan se mjeti borëpastrues edhe sot nuk ka mundur të pastrojë rrugën pasi makinat ishin parkuar në rrugë. Ndër të tjera në njoftim thuhet se do të këtë masa administrative për ata që vijojnë dhe parkojnë në rrugë.

“Edhe pse disa herë është apeluar për shmangien e  parkimit ne rrugë të automjeteve, serish ndeshemi me papërgjegjshmëri të disa drejtuesve të mjeteve. Mjeti borpastrues dhe sot e pati të pamundur të pastroi rrugen pas bankes dhe ate nga kryqezimi i tregut ne drejtim të lagjes se ish Grumbullimit si pasojë e parkimeve të gabuara. Sigurisht nuk do të mjaftohemi me kaq, pasi do perdoren dhe masat administrative. Askush nuk ka të drejt të bëhet pengesë për askend. Qyteti është i të gjithve!, ”shkruhet në postimin e Bashkisë së Pukës.

LAJMI KRYESOR: Moti i keq/Përroi i Çullos del nga shtrati, Kukësi me borë, qarqet mund të përmbyten

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi puke moti i keq ne shqiperi puke

Sondazh

Poll