Aktualitet

Kuvendi i Berishës/Mesazhi i koduar i SHBA: Të korruptuarit dobësojnë demokracinë

11 Dhjetor 2021, 09:04 Nga DOSJA
Kuvendi i Berishës/Mesazhi i koduar i SHBA: Të korruptuarit

TIRANË – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar një mesazh të fortë vetëm pak minuta para se në ‘Air Albania’ të nisë Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha. Duke shpërndarë në faqen zyrtare një mesazh nga Samiti për Demokracinë, selia diplomatike e vendos theksin te shtyllat e demokracisë, të cilat sipas saj, nëse në shumë vende janë nën sulm nga qeveri autoritare ose aktorë të korruptuar që përpiqen të dobësojnë institucionet demokratike.

Reagimi i Ambasadës amerikane:

“Në shumë vende, shtyllat e demokracisë – liria për t’u mbledhur, liria e shprehjes, dhe liria për t’u organizuar – janë nën sulm nga qeveri autoritare ose aktorë të korruptuar që përpiqen të dobësojnë institucionet demokratike, të minojnë proceset demokratike dhe të gërryejnë besimin në parimet demokratike. Demokracia i ka themelet në premisën se ajo mbështetet nga populli dhe për popullin, prandaj pjesëmarrja qytetare në Samitin për Demokracinë është kaq e rëndësishme” mbyllet mesazhi i Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada e shba ne tirane samiti per demokracine ambasada e shba ne tirane samiti per demokracine

Sondazh

Poll