Aktualitet

Fryhet Shushica në Vlorë, izolohen 300 banorë, përmbyten dhjetëra hektarë toka

11 Dhjetor 2021, 09:30 Nga DOSJA
Fryhet Shushica në Vlorë, izolohen 300 banorë, përmbyten

VLORË – Banorët e fshatrave të Lumit të Vlorës po përballen me vështirësi të mëdha për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe rritjes së prurjeve të Lumit Shushica. Sipa të dhënave, fshati Mesaplik është i bllokuar pasi ura që lidh këtë fshat me pjesën tjetër të lumit të Vlorës ka rënë duke izoluar totalisht këtë fshat. Rreth 300 banorë kanë ngelur të izoluar. Edhe në fshatin Llakatund lumi Shushica ka dalë nga shtrati duke përmbytur toka , banorët shprehen se këto prurje që kanë qenë sot nuk kanë ardhur asnjëherë. Ndërkohë edhe lumi Vjosa ka rritur nivelin e saj deri në 6 metra dhe prurjet vijojnë  pasi nga zona e jugut në Përmet, Gjirokastër ka shira duke bërë që në orët në vijim të rritet niveli dhe mund te rrezikoj të dali nga shtrati.

LAJMI KRYESOR: Moti i keq / Përmbytje në disa qarqe, Rruga e Arbrit kalohet vetëm me zinxhirë

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi vlore moti i keq ne shqiperi vlore

Sondazh

Poll