Aktualitet

Reshjet e dendura të shiut në Elbasan, rrëshqitje dherash dhe inertesh në disa akse

11 Dhjetor 2021, 09:35 Nga DOSJA
Reshjet e dendura të shiut në Elbasan, rrëshqitje dherash dhe

ELBASAN – Reshjet e shiut kanë pushtuar Qarkun e Elbasanit, ndërsa në lartësi mbi 1000 metra ka pasur reshje dëbore. Në akset rrugore nacionale kemi pasur prani të inerteve e aluvioneve por që nuk kanë ndikuar në qarkullimin e mjeteve, përkatësisht në Elbasan-Qafë Thanë te kthesat e Murrashit, Gramsh-Moglicë, Elbasan-Rrogozhinë në segmentin Paper –Bishqem. Në aksin  Librazhd-Steblevë ka prani dëbore 10cm deri 20 cm, kryesisht në  segmentin Klenjë- Steblevë. Pjesa e rrugës Shirgjan Kacivel në Kacivel ka pasur bllokim të njërës anë nga rënia e një masivi dheu.

Prurjet e lumenjve e të përrenjve kanë qenë deri mesatare pa sjellë probleme. Furnizimi me energji elektrike ka qenë me problematika të vogla me ndërprerje tek fidrat 6 e 7 për Njësinë administrative Rrajcë e Stravaj, Fidri 3 në njësinë administrative Orenjë e Lunik, si dhe disa kabina ne Njësinë administrative Funar.

LAJMI KRYESOR: Moti i keq / Përmbytje në disa qarqe, Rruga e Arbrit kalohet vetëm me zinxhirë

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan moti i keq ne shqiperi elbasan moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll