Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Aktualitet
Bardhi: 69% e anëtarëve kanë firmosur ’18 dhjetorin’!Berisha s’e shkarkon dot Bashën
10 Dhjetor 2021, 12:34Nga DOSJA
TIRANË- Mbi 5200 delegatë nga 7621 gjithsej, kanë firmosur për mbledhjen Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më 18 dhjetor! Kështu pretendon sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i cili gjithashtu ka bërë me dije se pjesa tjetër veç 69% që kanë firmosur “pro”, janë për Kuvendin e nesërm që ka kërkuar ish-kryeministri Sali Berisha. Por pikërisht edhe në këtë moment gaboi! Statuti kërkon 25 për qind të anëtarëve për të mbledhur Kongresin. Pra edhe nëse, gjithmonë nëse, firmat e mbledhura nga ish-kryeministri Berisha për 11 dhjetorin janë vetëm 31 për qind, sërish e kanë legjitimitetin e plotë ta thërrasin këtë organ të Partisë Demokratike. Kjo e konfirmuar nga shifrat e Bardhit.
“Ka një dallim dhe një diferencë të madhe mes konfirmimit dhe pretendimin për ekzistencën e firmave për thirrjen e Kuvendit Kombëtarë. Për ta vazhduar logjikën që njëra nuk kundërshton tjetrën konfirmimi për të marrë pjesë heqjen dorë nga ajo kërkesë edhe për ata që kanë firmosur për të thirrur Kuvendin,”- u shpreh Sekretari i përgjithshëm.
Ndërkohë që nesër, në 11 dhjetor Sali Berisha ka paralajmëruar dhe një mocion-mosbesimi për shkarkimin e Lulzim Bashës, por për Bardhin kjo është e pamundur pasi fillimisht kërkesa duhet të vijë në Këshill Kombëtar të PD dhe një gjë e tillë nuk është bërë. Gjithashtu ndër të tjera në fjalën e tij, numri dy i Partisë Demokratika ka përmendur edhe 11 krerët e degëve që sipas tij kanë dalë kundër mbledhjes së firmave të Kuvendit të 18 dhjetorit, duke mos e ushtruar detyrën e tyre ndaj demokratëve.
Për ta Bardhi paralajmëroi edhe masa por nuk bëri me dije detaje të tjera. Nga ana tjetër, lideri historik i Partisë Demokratike pretendon se ka mbledhur pak më shumë se 5200 firma, e ka paralajmëruar nesër një takim me demokratët, në orën 10:00, në ambientet e stadiumit “Air Albania”.
SHQIPËRI- Reshjet e shiut dhe dëbora kanë mbërthyer edhe sot qytetet e Shqipërisë. Moti i keq, i cili vijon prej një jave në Shqipëri, do të jetë prezent d...
TIRANË– Nesër mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i thirrrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Por kur vetëm pak orë na ndajnë, në vend...
DURRËS – Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca inspektoi Hidrovorin e Hamallajt. Ajo konfirmoi se autoritetet janë në gadishmëri pë...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, vetëm pak orë përpara mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së, lexoi emrat 52...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka pranuar të bëjë publikë formularët e dy delegatëve të cilët përmes një mesaz...
TIRANË– Dy persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me Covid-19 në 24 orët e fundit. Në bilancin e 24 orëve të fundit, bëhet me dije se konk...
ELBASAN- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd. Mësohet se dy makina janë përplasur me njera-tjetrën. Nga aksidenti kanë mbetur të ...