Aktualitet

Bardhi: 69% e anëtarëve kanë firmosur ’18 dhjetorin’!Berisha s’e shkarkon dot Bashën

10 Dhjetor 2021, 12:34 Nga DOSJA
Bardhi: 69% e anëtarëve kanë firmosur ’18

TIRANË- Mbi 5200 delegatë nga 7621 gjithsej, kanë firmosur për mbledhjen Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më 18 dhjetor! Kështu pretendon sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i cili gjithashtu ka bërë me dije se pjesa tjetër veç 69% që kanë firmosur “pro”, janë për Kuvendin e nesërm që ka kërkuar ish-kryeministri Sali Berisha. Por pikërisht edhe në këtë moment gaboi! Statuti kërkon 25 për qind të anëtarëve për të mbledhur Kongresin. Pra edhe nëse, gjithmonë nëse, firmat e mbledhura nga ish-kryeministri Berisha për 11 dhjetorin janë vetëm 31 për qind, sërish e kanë legjitimitetin e plotë ta thërrasin këtë organ të Partisë Demokratike. Kjo e konfirmuar nga shifrat e Bardhit.

“Ka një dallim dhe një diferencë të madhe mes konfirmimit dhe pretendimin për ekzistencën e firmave për thirrjen e Kuvendit Kombëtarë. Për ta vazhduar logjikën që njëra nuk kundërshton tjetrën konfirmimi për të marrë pjesë heqjen dorë nga ajo kërkesë edhe për ata që kanë firmosur për të thirrur Kuvendin,”- u shpreh Sekretari i përgjithshëm.

Ndërkohë që nesër, në 11 dhjetor Sali Berisha ka paralajmëruar dhe një mocion-mosbesimi për shkarkimin e Lulzim Bashës, por për Bardhin kjo është e pamundur pasi fillimisht kërkesa duhet të vijë në Këshill Kombëtar të PD dhe një gjë e tillë nuk është bërë. Gjithashtu ndër të tjera në fjalën e tij, numri dy i Partisë Demokratika ka përmendur edhe 11 krerët e degëve që sipas tij kanë dalë kundër mbledhjes së firmave të Kuvendit të 18 dhjetorit, duke mos e ushtruar detyrën e tyre ndaj demokratëve.

Për ta Bardhi paralajmëroi edhe masa por nuk bëri me dije detaje të tjera. Nga ana tjetër, lideri historik i Partisë Demokratike pretendon se ka mbledhur pak më shumë se 5200 firma, e ka paralajmëruar nesër një takim me demokratët, në orën 10:00, në ambientet e stadiumit “Air Albania”.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Në total 11/ Bardhi zbulon krerët e degëve të PD që janë kundër Kuvendit të datës 18

Bardhi sulmon Garon: S’ka dhënë asnjë kontribut për partinë 

Kemi 69% të firmave!/ KLEÇKA! E tha vetë Bardhi, e Berisha mund të mbledhë Kuvendin

Bardhi ftesë Berishës: Të vi në Kuvendin e 18 Dhjetorit

Bardhi i lexoi emrin, delegati i PD-së: Kam firmosur për Kuvendin e datës 11 Dhjetor

Xhulian Guçe i përgjigjet Bardhit: Më keni vënë gabim nr e ID-së në formular

ME VIDEO: Ikin krerët e degëve, nuk harrojnë të përshëndesin Bardhin: Natën Gazo!

E korrigjoi në kohë! Gazment Bardhi kap shpejt gabimin: 2 emra s’janë konfirmuar

Kuvendi i Berishës, Bardhi ‘ngre duart’: Nesër mund të ndodhë gjithçka

11 krerë degësh “rebelë”! Bardhi paralajmëron se do marrë masa: Vendos Kryesia!

VD-Bardhi për Kuvendin Kombëtar te 18 Dhjetorit: Do të marrin pjesë 69% e anëtarëve

5 mijë njëri, po aq tjetri! Sa anëtarë ka PD? Bardhi: Ka diferencë të madhe…

VIDEO- ‘Ngec’ Bardhi, i thahet fyti para gazetarëve

FOTOJA- Bardhi del para mediave me dosje me vete, ç’po paralajmëron

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike aksioni i berishes gazment bardhi sali berisha aksioni i berishes gazment bardhi sali berisha

Sondazh

Poll