Aktualitet

Përplasen dy automjete në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen dy pasagjerë

10 Dhjetor 2021, 16:23 Nga DOSJA
Përplasen dy automjete në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen dy

ELBASAN – Dy automjete u përplasën në aksin Elbasan-Librazhd nga i cili mbetën të plagosur dy pasagjerë. Makina “Benz” e 58-vjeçarit R.M. u godit me automjetin “Audi” të drejtuar nga M.V., 30 vjeç.

Dy pasagjë që ndodheshin në makinën “Benz” (Y.T., 50 vjeç dhe B.T., 48 vjeç) u plagosën  dhe më pas u dërguan në spitalin e Elbasanit. Për fatin e mirë, të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanve të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:
Një aksident ka ndodhur pasditen e së premtes në Elbasan. Bëhet e ditur se rreth orës 16:26, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd një mjet  tip “Benz” me drejtues R.M., 58 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi” me drejtues M.V., 30 vjeç.

Për pasojë të lënduar kanë mbetur pasagjerët që ndodheshin në mjetin tip “Benz”, Y. T., 50 vjeç, dhe B. T., 48 vjeç, të cilët ndodhen në spital Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan-librazhd plagosen dy pasagjere aksident ne elbasan-librazhd plagosen dy pasagjere

Sondazh

Poll