Aktualitet

Masiv gurësh dhe dherash, shembet hyrja e tunelit në rrugën ‘Delivinë-Kardhiq’

10 Dhjetor 2021, 16:32 Nga DOSJA
Masiv gurësh dhe dherash, shembet hyrja e tunelit në rrugën

DELVINË- Hyrja e tunelit të Skërficës në rrugën ‘Delivinë-Kardhiq’ është shembur pasditen e sotme. Grumbuj të mëdhenj gurësh dhe sasi inertesh kanë bllokuar hyrjen e tunelit të kësaj autostrade.

Deri tani, nuk ka informacion se çfarë e ka shkaktuar këtë problem si dhe nuk dihet nëse masivi i gurëve dhe dherave ka bllokuar dhe pjesën e brendshme të tunelit.

Tuneli i Skërficës ka gjatësi 1.316 km dhe shërben si nyjë lidhëse strategjike e rrugës Delvinë-Kardhiq. Kjo rrugë shërben për zhvillimin e turizmit në Sarandë dhe jug të Shqipërisë si dhe shkurton distancën me Tiranën për 3 orë.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet rruga kardhiq-delvine rruga kardhiq-delvine

Sondazh

Poll