Aktualitet

Hidrovori në Hamallaj, Krifca: Niveli i ujit nën kuotën e rrezikshmërisë

10 Dhjetor 2021, 17:22 Nga DOSJA
Hidrovori në Hamallaj, Krifca: Niveli i ujit nën kuotën e

DURRËS – Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca inspektoi Hidrovorin e Hamallajt. Ajo konfirmoi se autoritetet janë në gadishmëri për mbrojtjen e tokave bujqësore nga përmbytjet.

“Në Hidrovorin e Hamallaj, në gatishmëri dhe mbikqyrje të plotë të fuqisë sonë për të mbrojtur tokat bujqësore. Bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit, Durrës, kontrolluam kapacitetet e largimit të ujërave të këtij hidrovori në rast të rritjes së sasisë së reshjeve në ditët në vijim”, u shpreh ministrja Krifca.

Më tej, ajo konfirmoi se niveli i ujit në këtë hidrovor është nën nivelin e rrezikshmërisë dhe po monitorohet nga një grup pune i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

LAJMI KRYESOR: Moti i keq/Rruga e Arbrit e pakalueshme, IGJEUM: 3 qarqe rrezikojnë përmbytje

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet frida krifca hamallaj hidrovori frida krifca hamallaj hidrovori

Sondazh

Poll