Aktualitet

Shira të dendur pas mesnatës, rrezikohen përmbytje në 3 zona

10 Dhjetor 2021, 17:04 Nga DOSJA
Shira të dendur pas mesnatës, rrezikohen përmbytje në 3 zona

SHQIPËRI – Moti pritet të shkaktojë përmbytje në Vlorë, Gjirokastër dhe Përmet. Sipas të dhënave të “Meteoalb”, reshjet e dendura do të regjistrohen në këtë hapësirë të jugut të Shqipërisë ku sasia mund të arrijë deri në 300mm. Rifillimi i shirave pritet të fillojë pas mesnatës.

Përveç qytete Vlorë, Gjirokastër dhe Përmet, përmbytjet rrezikojnë dhe zonat rreth lumit Drinos.

Ditën e djeshme, shirat shkaktuan përmbytje në disa akse rrugore të Vlorës. Aksi Vlorë-Orikum qëndroi i bllokuar për orë të tëra nga shkarje e një shtrese dheu, ndërsa u bë i mundur kalimi vetëm në një krah të rrugës. Moti i keq detyroi tragetin e linjës Brindisi-Vlorë të ankorohej pas më shumë se 11 orësh qëndrimi në det.

Sinoptikanët kanë parashikuar se nesër do të ketë reshje shiu, ndërsa nga e hëna temperaturat do të zbresin nën 0ᵒC.

LAJMI KRYESOR: Moti i keq/Rruga e Arbrit e pakalueshme, IGJEUM: 3 qarqe rrezikojnë përmbytje

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet permbytje ne vlore permbytje ne vlore

Sondazh

Poll