Aktualitet

Moti i keq/Rruga e Arbrit e pakalueshme, IGJEUM: 3 qarqe rrezikojnë përmbytje

10 Dhjetor 2021, 06:37 Nga DOSJA
Moti i keq/Rruga e Arbrit e pakalueshme, IGJEUM: 3 qarqe rrezikojnë

SHQIPËRI- Reshjet e shiut dhe dëbora kanë mbërthyer edhe sot qytetet e Shqipërisë. Moti i keq, i cili vijon prej një jave në Shqipëri, do të jetë prezent deri javën e ardhshme, por reshjet e dëborës kanë sjellë edhe pasojat në rrugën e Arbrit kanë hasur vështirësi në qarkullim. Policia e Dibrës ka kërkuar nga drejtuesit e mjeteve që të shmangin lëvizjet e panevojshme në këtë aks rrugor. Ndërkohë që probleme të mëdha ka pasur edhe në disa zona të vendit, ku në Durrës dhe Përmet ka pasur rrëshqitje masive dherash dhe rënie masivesh. Edhe në Shkodër, në disa fshatra ka pasur mungesë me furnizimin e energjisë elektrike ndërsa disa akse kanë probleme me qarkullimin si pasojë e reshjeve të mëdha të dëborës, që në disa zona kanë shkuar deri në 1.5 metra.

Sipas parashikimeve për ditët në vijim, e nesërmja do të ketë reshje dhe të dielën moti kthjellohet. Duke nisur nga e hëna, temperaturat do të zbresin nën 0ᵒC.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Hidrovori në Hamallaj, Krifca: Niveli i ujit nën kuotën e rrezikshmërisë

Shira të dendur pas mesnatës, rrezikohen përmbytje në 3 zona

Rikthehen reshjet të shtunën, java e ardhshme me temperatura nën 0ᵒC

Rrëshqitje masive gurësh në aksin Berat-Skrapar, shoferët pastrojnë vetë rrugën

Rruga e Arbrit e bllokuar nga bora! Policia: Kaloni me zinxhirë ose goma dimri

Reshjet e dëborës bllokojnë rrugën! Bypass-i i Rrugës së Arbrit kalohet me zinxhirë

Bllokohet qarkullimi në Ishmit, reshjet gërryejnë asfaltin

IGJEUM paralajmëron: Në këto qarqe sot ‘godet’ stuhia me përmbytje

Përkeqësohet situata në Durrës, nisin reshjet e shiut dhe breshërit

I dëmtuar nga bora,OSSH Shkodër: 23 elektricistë në terren, po punohet për problemet

Probleme në Shkodër, dëbora deri në 1.5 metër dhe ndërprerje energjie prej 2 ditësh

U bllokua nga rrëshqitja e dherave, hapet aksi Vlorë-Orikum, i kalueshëm për mjetet

Shiu dhe era e fortë lënë në errësirë disa fshatra në Memaliaj dhe Tepelenë

Rrëshqitje masive dherash në Përmet, masivi shkëmbor bllokon aksin Këlcyrë-Sukë

Durrës, rrëshqitjet e dheut bllokojnë rrugët, nxënësit shkojnë në këmbë në shkollë

Moti i keq / ARRSH apelon shoferët: Në këto akse duhen përdorur zinxhirët

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti moti i keq ne shqiperi moti ne shqiperi moti moti i keq ne shqiperi moti ne shqiperi

Sondazh

Poll