Aktualitet

Berisha mbledh Kuvendin! SHBA: Tubim! Basha drekë me krerët, Bardhi: Shihemi më 18

10 Dhjetor 2021, 15:03 Nga DOSJA
Berisha mbledh Kuvendin! SHBA: Tubim! Basha drekë me krerët, Bardhi:

TIRANË– Nesër mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i thirrrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Por kur vetëm pak orë na ndajnë, në vend kanë nisur lëvizjet dhe reagimet e fundit nga të gjithë krahat. Ndërsa Berisha përgatitet skenën tek stadiumi “Air Albania”, kundërshtarët e tij gjithashtu kanë zgjedhur që të mos rrinë “duarkryq”. Ambasada amerikane e ka quajtur tubim politik Kuvendin e nesërm të Sali Berishës, dhe përmes një njoftimi ka paralajmëruar të gjithë qytetarët e SHBA-ve që të kenë kujdes.

Ndërkohë që nga ana tjetër një mesazh i fortë ka ardhur edhe nga Ambasada Gjermane. Diplomati, Peter Zingraf, u shpreh se të gjitha mospërputhjet duhet të zgjidheshin me diskutime, ndërsa paralajmëroi se ndërkombëtarët po monitoronin gjithçka. Nga ana tjetër, kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur në seli të gjithë krerët e degëve të PD-së, duke nisur edhe përgatitjen në Kuvendin e thirrur prej tij më 18 dhjetor. Vetë Berisha në një video-meszh për kamerat u bëri thirrje delegatëve që të shkojën nesër në stadiumin ‘Air Albania’. Lideri historik i PD-së tha se delegatët duhet të marrin me vete kartat e Identitetit. Ai ftoi dhe vetë Bashën, teksa tha se në këtë Kuvend mund të shkojnë edhe personat që nuk kanë firmosur asnjë formular. 

Pas tij, në një konfeencë për mediat doli sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Ai tha se nesër PD-ja nuk ka asnjë Kuvend dhe asnjë miting, pasi i vetmi që njeh ajo parti është ai që do të mbahet më 18 dhjetor. Bardhi u shpreh se 5 mijë e 265 delegatë kanë plotësuar formularët për të thirrur kuvendin e PD-së më 18 dhjetor. Edhe Bardhi ia ktheu ‘qokën’ pasi ftoi edhe Berishën në Kuvendin e datës 18. 

ZHVILLIMI ORË PAS ORE:

POROSIA-11 dhjetori! Berisha fton Bashën dhe ata që s’firmosën: Ç’të keni me vete

Nesër Kongresi i Berishës, Ambasada AMERIKANE-thirrje qytetarëve: Shmangeni!

Ambasada gjermane: Partitë t’i zgjidhin problemet paqësisht, po i monitorojmë

Nesër Kuvendi i Berishës, Basha mbledh në selinë blu kryetarët e degëve, ç’do ndodhë

Nesër Kuvendi i Berishës! PD në aksion, lajmërohet konferencë e jashtëzakonshme

Nesër Kuvendi i Berishës! PD në aksion, lajmërohet konferencë e jashtëzakonshme

Kuvendi i 11 Dhjetorit! Koha nuk e favorizon Berishën, nisin përgatitjet në stadium

Vizita e Escobar në Tiranë, Kim: Rikonfirmoi mbështetjen e SHBA për Shqipërinë

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike aksioni i berishes kuvendi i pd 11 dhjetor 2021 sali berisha aksioni i berishes kuvendi i pd 11 dhjetor 2021 sali berisha

Sondazh

Poll