Aktualitet

Kemi 69% të firmave!/ KLEÇKA! E tha vetë Bardhi, e Berisha mund të mbledhë Kuvendin

10 Dhjetor 2021, 16:52 Nga DOSJA
Kemi 69% të firmave!/ KLEÇKA! E tha vetë Bardhi, e Berisha mund

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, vetëm pak orë përpara mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së, lexoi emrat 5259 delegatëve! Sipas Bardhit, 69% e anëtarëve kanë vendosur që të marrin pjesë në Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit. Por kështu legjitimoi edhe “kundërshtarin” politik. 

Duke pretenduar se ka shumicën e firmave, ndërsa në asnjë moment nuk ka hedhur poshtë edhe firmat e mbledhura nga ish-kryeministri Sali Berisha. Por këtu ka një kleçkë!

Statuti kërkon 25 për qind të anëtarëve për të mbledhur Kongresin. Pra edhe nëse, gjithmonë nëse, firmat e mbledhura nga ish-kryeministri Berisha për 11 dhjetorin janë vetëm 31 për qind, sërish e kanë legjitimitetin e plotë ta thërrasin këtë organ të Partisë Demokratike. Kjo e konfirmuar nga shifrat e Bardhit. Nëse i ka gabim pastaj…

LAJMI KRYESOR: Nesër Kuvendi i Berishës! Bardhi: Kemi mbledhur 5259 firma për ’18 dhjetorin’

(e.a.k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike gazment bardhi gazment bardhi

Sondazh

Poll