Aktualitet

VD-Vdekja e 4 turistëve rusë, vjen USHTRIA, sot e nesër eksperimente në pishinë

10 Dhjetor 2021, 12:54 Nga DOSJA
VD-Vdekja e 4 turistëve rusë, vjen USHTRIA, sot e nesër

KAVAJË– Ushtria ruse ka mbërritur në Shqipëri për të marrë në duar “frenat” e hetimit për vdekjen e 4 turistëve. Sot dhe nesër, Ushtria do të kryejë disa eksperimente në pishinën dimërore, për të gjetur shkakun e vdekjes së 4 rusëve, bashkëshortët Sergei dhe Natali Burenkova, vajza e tyre Ekaterina dhe dhëndëri Nikita Belusov.


Burime për Dosja.al, nga grupi hetimor pritet të zhvillojë një eksperimet brenda në ambientin ku u gjetën të vdekur 4 familjarët, që kishin ardhur si turistë në Shqipëri. Nga eksperimentet që do të bëhet, do përcakohet nëse ka pasur elementë të jashtëm biologjikë apo armë kimike që mund të kenë shkaktuar edhe vdekjen.

Rusët u gjetën të pajetë natën e 15 tetorit në ambientet e brendshme të hotel ‘Gloria’ në Qerret. Ata dyshohet se mund të kenë gjetur vdekjen për shkak të klorit të përdorur në pishinë. Por nuk përjashtohet as pista e një vrasjeje të mundshme. Ndërsa trupat e tyre u tërhoqën nga djali i vetëm i familjes, Aleksandër Burenkova. Dyshimet e para për vdekjen e tyre janë tek ndonjë asfiksi e mundshme për shkak të përdorimit të klorit në pishinë, por nuk përjashtohen edhe pistat e tjera të një vrasjeje me agjentë.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 4 ruset e vdekur ne qerret 4 ruset e vdekur ne qerret

Sondazh

Poll