Aktualitet

3 kandidatë për SPAK/ 15 minuta intervistë: Kam sukses, dua të godas korrupsionin

10 Dhjetor 2021, 11:48 Nga DOSJA
3 kandidatë për SPAK/ 15 minuta intervistë: Kam sukses, dua

TIRANË – Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka intervistuar ditën e sotme tre prokurorët kandidatë, të cilët duan të jenë pjesë e Strukturës së Posaçme, SPAK. I pari që është intervistuar ishte prokurori Alfred Shehu, i cili ushtron detyrën në Sarandë. I dyti ishte prokurori Elvin Gokaj, i cili ushtron detyrën në Shkodër, ndërsa e intervistuara e tretë ishte prokurorja Sonila Muhametaj, e cila ushtron detyrën në Tiranë. Intervistat u zhvilluan jo më shumë se 15 minuta për secilin prej tyre, ndërsa janë regjistruar me audio dhe me video.

Prokurori Elvin Gokaj për të cilin vettingu dy vite më parë vendosi kthimin me një vit në shkollën e Magjitsraturës për shkak të problemeve me profesionalizmin u shpreh para trupës së KLP-së se për disa vite ai ka mbajtur pozicione të larta drejtuese në Fier dhe në Elbasan, duke hetuar me sukses disa raste të trafikimit të lëndëve narkotike, por edhe grupe të fuqishme kriminale, të cilët janë përplasur në procese zgjedhore në vendin tonë.

Ndërkohë, Prokurorja Sonila Muhametaj, e cila ushtron detyrën në Tiranë, është një nga tre të intervistuarit e sotëm në KLP, në kuadër të kandidimit për të qenë pjesë e SPAK. Gjatë marrjes në pyetje, Muhametaj është shprehur se karrierën e ka nisur në SHISH për të kaluar më parë prokurore, ndërsa nuk ngurroi të shprehte dhe pasionin e saj për profesionin, teksa u shpreh se dashuron hetimin e veprave penale kundër korrupsionit.

Njoftimi i plotë i Këshillit të Lartë të Prokurorisë:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot, më 10.12.2021, mbledhjen plenare të radhës në prezencë të dhjetë anëtarëve, në mungesë të z. Sandër Beci. Duke iu përmbajtur rendit të ditës, Këshilli shqyrtoi çështjet si vijon: Këshilli vendosi miratimin i raportit për analizimin e aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimit z. Erind Reovica, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, të znj. Elina Kombi, Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe të z. Edmond Shytko, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë. Një kopje e këtyre raporteve i dërgohet Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Gjithashtu, gjatë paradites së sotme, Këshilli zhvilloi intervistat me tre kandidatët, të cilët kanë aplikuar për dy pozicione vakante në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar  (SPAK). Këto dy pozicione janë të shpallura vakante nga KLP, me Vendimin nr. 319, datë 04.10.2021. Kandidatët janë z. Alfred Shehu, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, z. Elvin Gokaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës dhe znj. Sonila Muhametaj (Domi), prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Pasi u njohën me arsyet e kandidimit dhe vizionin e tyre për të qenë pjesë e kësaj strukture, anëtarë të Këshillit dhe znj. Michelle Lakomy, këshilltare ligjore rezidente pranë OPDAT-it, bënë pyetje lidhur me figurën, integritetin dhe karrierën profesionale të secilit prej tyre. Këshilli do të bëjë vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për SPAK, më datë 13.12.2021.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Vettingu e riktheu në shkollë, prokurori Gokaj: Kam hetuar me sukses shumë çështje

Kandidate për në SPAK, prokurorja e Tiranës: Dashuroj goditjen e korrupsionit

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet alfred shehu keshilli i larte i prokurorise prokurori elvin gokaj sonila muhametaj alfred shehu keshilli i larte i prokurorise prokurori elvin gokaj sonila muhametaj

Sondazh

Poll