Aktualitet

Tentuan vrasjen e Palucës! Gjykata lë në burg vjehrrin dhe kunatin e organizatorëve

10 Dhjetor 2021, 12:58 Nga DOSJA
Tentuan vrasjen e Palucës! Gjykata lë në burg vjehrrin dhe

LEZHË– Gjykata e Lezhës ka caktuar arrest në burg për vjehrrin dhe dhëndrin, Nikoll Markun dhe Mark Lamkjan, pasi akuzohen si të përfshirë në tentativën e vrasjes ndaj Preng Palucës. 60-vjeçarja Marie Marku, e cila u arrestua ditën e djeshme është lënë në arrest shtëpie.

Gjithashtu “Arrest në burg” në mungesë u vendos dhe për dy personat e shpallur në kërkim Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka, të cilët rezultojnë të jenë larguar jashtë Shqipërisë pak ditë para se policia të kryente operacionin.

Nikoll dhe Marie Marku, dyshohet se ndihmuan grupin e vrasësve me pagesë, Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka, për të ekzekutuar Palucën. Ndoka dhe Vlashi (të shpallur në kërkim), kanë pasur që më herët konflikte me vëllezërit Paluca në Kamëz, ndaj donin ta hiqnin qafe për shkak të prishjes së pazareve të drogës që kanë pasur në Belgjikë.

Ata kishin vendosur që të hakmerreshin në Shqipëri, duke përdorur ambientet e banesës dhe të restorantit të Nikoll Markut, si vendin ku mblidheshin dhe organizonin planin për vrasjen. Mark Lamkja, dhëndri i Nikoll Markut, është kapur me armë zjarri pistoletë, gjatë operacionit, në përpjekje për të fshehur provat që u gjetën gjatë kontrollit të Policisë.

Në ambientet e lokalit në Lezhë, Policia gjeti dhe sekuestroi 2 mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C-4, të përgatitura gati për shpërthim, që mendohet se ishin prodhuar jashtë Shqipërisë, në një vend fqinjë. Po ashtu u gjetën edhe 88.900 euro; 2 armë automatike me shënjestër optike, 2 kallashnikovë, 1 armë automatike model “Scorpions”, me silenciator me dy krehra, 1 armë zjarri pistoletë model “Glock”, me një krehër me 11 fishekë, fishekë luftarak, kapsolla detonatore, fitil zjarrrpërcejllës, 1 armë gjahu, 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, 2 skafandra motori dhe 1 automjet.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet atentat preng palucës mark lamkja nikoll marku atentat preng palucës mark lamkja nikoll marku

Sondazh

Poll