Aktualitet

Hoxha:Shqiptarët kultivojnë kanabis në Spanjë e Itali, shmangin kostot e transportit

10 Dhjetor 2021, 13:10 Nga DOSJA
Hoxha:Shqiptarët kultivojnë kanabis në Spanjë e Itali,

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se grupet kriminale shqiptare të kultivimit të kanabisit duket se tashmë nuk zgjedhin Shqipërinë për të kultivuar bimë narkotike. Në ‘abcnews’, Hoxha u shpreh se financuesit e kultivimit të kanabisit kanë zgjedhur që të kultivojnë bimët në vendet ku jetojnë si në Itali, Spanjë apo Greqi dhe punëtorët sezonal ti marrin nga Shqipëria.

“Operacioni i qershorit të 2014 në Lazarat prodhoi 100 ton kanabis të prodhuar u gjetën miliona euro dhe lekë të fshehura në ato kova të groposura por nuk goditëm dot financuesit. Ato e shpërndanë eksperiencën e tyre në shumë zona të tjera. Sot jemi në një situatë që grupet e kultivimit të narkotikëve, bëjnë kultivimin e kanabisit në Spanjë dhe grupet e punës i marrin nga Shqipëria. Shqiptarët kultivojnë kanabis në Itali, në Greqi, nuk po përmend shtëpitë e barit në Britani dhe që i kanë risjellë dhe në Shqipëri. Grupet e kultivimit kanë bërë që të bëjnë të mundur kultivimin e kanabisit në Spanjë, Greqi apo Itali dhe të shmangin kostot e transportit. Policia ka fituar beteja por jo luftën, atë e kanë fituar financuesit e kultivimit të kanabisit, pasi sasia e kapur e kanabisit tregon një sezon të suksesshëm të kultivimit të kanabisit”, ka thënë ai.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha artan hoxha

Sondazh

Poll