Aktualitet

Presidenti Meta kthen për rishqytim “Buxhetin 2022”: Është plan financiar antisocial

10 Dhjetor 2021, 12:02 Nga DOSJA

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për “Buxhetin 2022”! Kreu i shtetit ka kërkuar reflektimin në disa pika të projektligjit, duke e cilësuar si një plan financiar antisocial. Në arsyetimin e tij për kthimin e ligjit, Meta listohen çështjet që duhen rishikuar nga deputetët, ndërsa shprehet se ka mangësi transparence në lidhje me shpenzimet dhe politikat fiskale. Po ashtu ndër të tjera, kreu i shtetit sheh si shumë problematike mbështetjen reale për sektorin e bujqësisë, duke shtuar se mungon mbështetja buxhetore për shtresat në nevojë dhe kurimin e tyre nga pandemia e koronavirusit.

“Qeveria dhe Kuvendi, kanë hequr çdo pengesë ligjore për t’i hapur rrugë rritjes pa kufi të borxhit, duke i vendosur financat e vendit në një pozitë të pambrojtur, ku është i pritshëm përkeqësimi i parametrave makroekonomikë të të gjithë sistemit buxhetor, me pasojë cenimin e interesit publik të përgjithshëm. Këto gjetje kaq shqetësuese duhet të përballen me transparencë dhe debat të hapur e gjithëpërshirës, sepse vetëm në këtë mënyrë lufta antikorrupsion bëhet efektive dhe e vërtetë,“-shton ndër të tjera Meta në arsyetimin e tij. 

Projekt-buxheti për vitin e ardhshëm u votua më 16 nëntor, me 76 vota pro dhe 52 kundër, të gjitha të opozitës. Ndërkohë që ishte socialisti Erion Braçe ai që abstendoi pasi maxhoranca nuk ia mori parasysh amendamentet e propozuara për fermerët.

Lexo të plotë arsyet e kthimit te ligjit 115-2021 Per Buxhetin e vitit 2022 

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike buxheti 2022 ilir meta projekt-buxheti 2022 buxheti 2022 ilir meta projekt-buxheti 2022

Sondazh

Poll