Aktualitet

Rrëshqitje masive gurësh në aksin Berat-Skrapar, shoferët pastrojnë vetë rrugën

10 Dhjetor 2021, 13:41 Nga DOSJA
Rrëshqitje masive gurësh në aksin Berat-Skrapar, shoferët

BERAT-SKRAPAR – Probleme të shumta me qarkullimin janë regjistruar gjatë ditës së sotme në aksin nacional Berat – Skrapar, kjo pasi një sasi e konsiderueshme masivësh të vegjël e të mëdhenj gurësh kanë vijuar të bien në këtë rrugë, duke bërë drejtuesit e makinave dalin në rrugë dhe i heqin vetë gurët.

Shirat e rrëmbyeshëm bëjnë që gurët të rrëshqasin në stinën e dimrit në aksin nacional por edhe pse ky problem vijon të jetë prezent prej vitesh, askush nuk ka marrë asnjë masë për veshjen me rrjetë hekuri të faqes kodrinore edhe pse është folur shumë. Bashkia e Poliçanit ka vendosur dy punonjës në këtë aks, për të qëndruar në gatishmëri e për të kryer heqjen e gurëve nga rruga por njëri prej punonjësve shprehet se kjo është e pamjaftueshme. Sipas tij, e gjithë faqja kodrinore ka nevojë për investim pasi rënia e gurëve është rrezik serioz për mjetet që qarkullojnë në të.

LAJMI KRYESOR: Moti i keq/Rruga e Arbrit e pakalueshme, qytete pa drita, IGJEUM: 3 qarqe rrezikohen

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet berat - skrapar moti i keq moti i keq ne shqiperi berat - skrapar moti i keq moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll