Aktualitet

Vettingu e riktheu në shkollë, prokurori Gokaj: Kam hetuar me sukses shumë çështje

10 Dhjetor 2021, 10:34 Nga DOSJA
Vettingu e riktheu në shkollë, prokurori Gokaj: Kam hetuar me sukses

TIRANË – Tre prokurorë janë intervistuar ditën e sotme nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, të tre kandidatë për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme, SPAK. I pari që është intervistuar ishte prokurori Alfred Shehu, i cili ushtron detyrën në Sarandë. I dyti ishte prokurori Elvin Gokaj, i cili ushtron detyrën në Shkodër, ndërsa prokurorja e tretë ishte Sonila Muhametaj, e cila ushtron detyrën në Tiranë. Prokurori Elvin Gokaj për të cilin vettingu dy vite më parë vendosi kthimin me një vit në shkollën e Magjitsraturës për shkak të problemeve me profesionalizmin u shpreh para trupës së KLP-së se për disa vite ai ka mbajtur pozicione të larta drejtuese në Fier dhe në Elbasan, duke hetuar me sukses disa raste të trafikimit të lëndëve narkotike, por edhe grupe të fuqishme kriminale, të cilët janë përplasur në procese zgjedhore në vendin tonë.

“Kam mbajtur për disa vite postin e drejtuesit të prokurorisë si në Fier dhe Elbasan. Kam hetuar me sukses trafikimin e lëndëve narkotike, por edhe grupe kriminale që përplaseshin për proceset zgjedhore në vend. Momentalisht jam drejtues i komanduar në prokurorinë e Apelit Durrës. Besoj tek struktura e posaçme dhe kërkoj të jap maksimumin nëse zgjidhem pjesë e SPAK-ut”, tha prokurori Gokaj.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet keshilli i larte i prokurorise prokurori elvin gokaj struktura e posacme antikorrupsion keshilli i larte i prokurorise prokurori elvin gokaj struktura e posacme antikorrupsion

Sondazh

Poll