Aktualitet

VD-Rruga e Arbrit e bllokuar nga bora! Policia: Kaloni me zinxhirë ose goma dimri

10 Dhjetor 2021, 12:57 Nga DOSJA
VD-Rruga e Arbrit e bllokuar nga bora! Policia: Kaloni me zinxhirë ose goma

DIBËR– Policia e Shtetit ka njoftuar se ka probleme me qarkullimin e automjetve në Rrugën e Arbrit. Në disa segmete ka borëpastruese që po e mbajnë të kalueshme rrugën por situata sa vjen dhe vështirësohet për shkak të reshjeve të dëborës. Policia apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes në drejtimin e mjetit si dhe të përdorin goma dimëore ose zinxhirë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës në Rrugën e Arbrit, në Bypass, qarkullimi i automjeteve kryhet me vështirësi. Policia e Shtetit ka ngritur pika kontrolli në të dyja kahet e lëvizjes dhe nuk do të lejojë asnjë drejtues mjeti të qarkullojë pa vendosur goma dimërore dhe zinxhirë. Ndërkohë, borëpastrueset po punojnë për pastrimin e rrugës, por për shkak se reshjet po vijojnë qarkullimi i mjeteve duhet të bëhet vetëm me zinxhirë dhe goma dimërore.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në këtë aks. Shërbimet e Policisë janë në gadishmëri për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve që mund të kenë probleme, si dhe për të parandaluar aksidentet rrugore. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital.

LAJMI KRYESOR: Moti i keq/ Rruga e Arbrit me dëborë, qytete pa drita, IGJEUM: 3 qarqe rrezikohen

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi rruga e arbrit moti i keq ne shqiperi rruga e arbrit

Sondazh

Poll