Aktualitet

Sajmir Tahiri sërish para drejtësisë më 20 dhjetor, dorëhiqet gjyqtarja Olldashi

10 Dhjetor 2021, 12:00 Nga DOSJA
Sajmir Tahiri sërish para drejtësisë më 20 dhjetor,

TIRANË- Jep dorëheqjen gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Ilirjana Olldashi. Kjo e fundit ishte emëruar dy muaj më parë, ndërkohë ishte bërë e trupës gjyuese për seancën ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri. Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar datën 20 dhjetor për seancën e parë të rigjykimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtuesit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, ndërsa njoftoi edhe shtimin në trupin gjykues me gjyqtarin e deleguar Engert Pëllumbi. Por pavarësisht kësaj, treshja e gjyqtarëve nuk është e plotësuar, pasi një nga dy gjyqtaret e mëparshme, Ilirjana Olldashi, ka dhënë dorëheqjen. Në këto kushte, Gjykata duhet të delegojë sërish një gjyqtar të tretë që do t’i bashkohet Pëllumbit dhe Daniela Shirkës.

Gjykata e Lartë i dha një fitore proceduriale Tahirit, kur vendosi prishjen e vendimit të 26 qershorit 2020 të Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe rikthimin e çështjes për shqyrtim tek një trupë tjetër e Gjykatës së Posaçme të Apelit. Prokuroria e akuzoi Tahirin për trafik të narkotikëve dhe kërkoi arrestimin e tij, por shumica parlamentare socialiste e bllokoi kërkesën për arrestim dhe e sulmoi hetimin e prokurorisë si të njëanshëm. Në shtator 2019, Tahiri u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal, por u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u konvertua me 3.4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar. Vendimi i shkallës së parë u prish nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila e riktheu çështjen për rishqyrtim.

Njoftimi i plotë:

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, për çështjen në ngarkim të të pandehurve S.T. dhe J.Ç., e regjistruar pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më datë 24.11.2021, me nr. 47 regjistri themeltar, është planifikuar seanca gjyqësore në datë 20.12.2021, ora 09:00. Fillimisht nga shorti ka rezultuar se çështjen do ta kryesonte gjyqtarja Miliana Muça dhe anëtare gjyqtaret Daniela Shirka dhe Ilirjana Olldashi. Duke qenë se gjyqtarja Miliana Muça paraqiti aktin e heqjes dorë nga çështja, heqje dorë e cila u miratua nga zëvendëskryetari i gjykatës, çështja u rishortua, duke përcaktuar trupin gjykues të përbërë nga kryesuese Daniela Shirka, anëtare Ilirjana Olldashi. Me vendimin nr. 565, datë 02.12.2021 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në përbërje të trupit gjykues u caktua anëtari tjetër, gjyqtari Engert Pëllumbi. Gjithashtu, gjyqtarja Ilirjana Olldashi paraqiti aktin e heqjes dorë nga çështja, heqje dorë e cila u miratua nga zëvendëskryetari i gjykatës. Në këto kushte, anëtari i tretë pritet të delegohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Kujtojmë se ish-ministri Tahiri u vu nën shënjestrën e organeve të drejtësisë në tetor të vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj –të afërm të Tahirit. Prokuroria e akuzoi Tahirin për trafik të narkotikëve dhe kërkoi arrestimin e tij, por shumica parlamentare socialiste e bllokoi kërkesën për arrestim dhe e sulmoi hetimin e prokurorisë si të njëanshëm. Në shtator 2019, Tahiri u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal, por u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u konvertua me 3.4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar. Vendimi i shkallës së parë u prish nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila e riktheu çështjen për rishqyrtim.

(k.m-e.h/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll