Aktualitet

Biba në krye të Konkurrencës, Konfindustria: Pavarësia e këtij institucioni, jetike!

10 Dhjetor 2021, 13:04 Nga DOSJA
Biba në krye të Konkurrencës, Konfindustria: Pavarësia e

TIRANË – Konfindustria ka reaguar ditën e sotme, një ditë pas emërimit nga Kuvendi të Denar Bibës në krye të Autoritetit të Konkurrencës. Sipas këtij grupimi sipërmarrësish, Kuvendi duhet të tregojë kujdes të veçantë në përzgjedhjen e drejtuesit të këtij institucioni, i cili sipas Konfindustrisë deri tani ka dështuar plotësisht në mbrojtjen e interesit publik.

Administratori Gjergj Buxhuku vlerëson se pavarësia politike e drejtuesve të Autoritetit të Konkurrencës është jetike në kushtet kur oligopolet dhe monopolet janë zotëruese në gjithë tregjet e vendit. Sipas Buxhukut, ato janë krijuar nëpërmjet vendimeve politike korruptive dhe për shkak të mosveprimit në vazhdimësi të agjencive rregullatore të tregut, sikurse është Autoriteti i Konkurrencës.

Denar Biba u emërua kryetar i Autoritetit të Konkurrencës me 72 vota pro dhe 37 kundër në seancën plenare të së enjtes. Më herët, ai ka mbajtur detyrën e anëtarit dhe Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet autoriteti i konkurences denar biba gjergj buxhuku konfindustria autoriteti i konkurences denar biba gjergj buxhuku konfindustria

Sondazh

Poll