Aktualitet

VD-E PRERË! Rama: Kadastra do mbyllet si sportel, bëni pagesat online!

10 Dhjetor 2021, 11:28 Nga DOSJA
VD-E PRERË! Rama: Kadastra do mbyllet si sportel, bëni pagesat online!

SHKODËR– Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Shkodra se në vitin që vjen, Kadastra do të mbyllet si sportel. Gjatë aktivitetit, ‘bashkëqeverisja si ligj i ri’, kreu i qeverisë tha se do të çlirohen qytetarët nga pesha e administratës, duke i dhënë akses të plotë në shërbimet administrative përmes smartfonit apo kompjuterit.

Rama shtoi se Shqipëria e re është ajo e dixhitalizimit të shërbimeve dhe për çdo vonesë në përgjigjie, do të paguajnë financiarisht punonjësit.


‘Kadastra do mbyllet si sportel për të aplikuar. Nëse sot ti aplikon për të marrë një titull pronesie, përgjigjien për titullin e pronësisë nuk e merr dot online por fizikisht. I kemi dhënë një shtysë të re dhe fond për dixhitalizimin e kadastrës, titulli i pronësisë të vijë në kompjuter brenda 1 minute. Bëhen pagesat dhe mbaron filmi. Por në këtë fazë që jemi lehtësisht aplikon online dhe nuk janë të nevojshme sportelet. Keni në dispozicion një Shqipëri të re sa i takon shërbimit ndaj jush, çdo vonesë në përgjigjien ndaj jush do dënohet financiarisht. Për të marrë një dokument duhet të bësh 7 8 radha, kjo nuk do ekzistojë me dhe për të gjitha letrat e aplikimit me kete sistem do kete pergjigjie te menjehershme.’- tha Rama.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama kadastra edi rama kadastra

Sondazh

Poll