Aktualitet

Shpërthimi në Gërdec/ SPAK rinis hetimet, javën tjetër nis marrja në pyetje

10 Dhjetor 2021, 11:32 Nga DOSJA
Shpërthimi në Gërdec/ SPAK rinis hetimet, javën tjetër

TIRANË– Prokuroria e Posaçme, SPAK do të rinisë javën që vjen me pyetjet për hetimet për dosjen ‘Gërdeci’. Familjarëve të viktimave por edhe personat e dëmtuar nga shpërthimi kanë marrë fletëthirrjen nga Prokuroria. Ndërkohë që në pyetje do të merren edhe zyrtarë të lartë, ku një prej tyre është ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Por ky i fundit ka apeluar në Gjykatën e Lartë vendimin e Apelit të GJKKO për të rikthyer çështjen në hetim, pasi sipas tij dosja është hetuar njëherë, duke e cilësuar vendimin ndaj tij si anti-kushtetutes. SPAK kërkoi rigjykimin e Fatmir Mediut, pasi e akuzon si një nga ish zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.

Gjykata e Lartë vendosi t’ia dërgojë këtë çështje për kompetencë GJKKO-së, me arsyetimin se me ndryshimet e fundit ligjore në kuadër të reformës në drejtësi, i takon asaj ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë. Apeli i GJKKO vendosi hapjen e çështjes duke marrë të pandehur ish-ministrin.  Ishin prindërit e 7-vjeçarit, Erison Durdaj që humbi jetën tragjikisht nga shpërthimi i Gërdecit në pranverën e 2008-ës, Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj, të cilët i janë drejtuar me një letër zyrtarisht Gjykatës së Posaçme, ku i kërkonin pranimin e kërkesës së SPAK për nisjen e hetimeve ndaj Mediut. Në letrën drejtuar GJKKO, familja Durdaj shprehej se dosja përmban shumë fakte që mund të cilësohen jo vetëm si shpërdorim detyre dhe që i hapin rrugë gjykimit.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet fatmir mediu gjyqi per gerdecin spak fatmir mediu gjyqi per gerdecin spak

Sondazh

Poll