Aktualitet

Vritet biznesmeni në Laç!Djemtë e Rolit të hetuar për drogë,Policia kërkon 2 persona

10 Dhjetor 2021, 08:05 Nga DOSJA
Vritet biznesmeni në Laç!Djemtë e Rolit të hetuar për

LAÇ– Biznesmeni 55-vjeçar Rakip (Pilot) Roli, është qëlluar për vdekje brenda makinës së tij mëngjesin e sotëm në Sanxhak të Laçit. Për ngjarjen që ka tronditur qytetin, Policia e Kurbinit ka shpallur në kërkim dy persona, të cilët dyshohet se mund të kenë qëlluar ndaj biznesmenit Roli. Bëhet fjalë për babë e bir, Skënder dhe Ilaj Lika, të cilët ishin dhunuar brutalisht pak kohë më parë nga djemtë e viktimës. Babë e bir, dyshohet se sot në mëngjes e kanë pritur biznesmenin e materialeve të ndërtimit sapo doli nga shtëpia dhe u fut në mjetin e tij. Pikërisht në këtë moment, ata i janë afruar mjetit luksoz tip ‘Audi Q7’ dhe kanë shtënë me breshëri ndaj 55-vjeçarit.

Paraprakisht raportohet se 7 plumba kanë kapur në trup biznesmenin duke i kushtuar edhe jetën, ndërsa në pamjet e siguruara nga Dosja.al, duket qartë se e gjithë tapiceria e mjetit nga brenda është larë në gjak. Por duket se kjo nuk është fatkeqësia e vetme për familjen Roli ditën e sotme, pasi djali i tij, sapo mori vesh lajmin për të atin, ka nxituar që t’i shkojë në ndihmë. Mirëpo nga shpejtësia dhe lagështia në rrugë është aksidentuar, ndërsa ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

Përveç rrahjes me dy të shpallurit në kërkim, Dosja.al ka mësuar se pistat e hetimit janë disa, të cilat kanë lidhje me vetë biznesmenin por edhe djemtë e tij. Djemtë e biznesmenit, Emiljano dhe Isuf Roli janë hetuar për trafik droge në vitin 2017. Por dhe vetë i ndjeri rezulton emër i njohur për policinë. Në vitin 2011 ai u arrestua pasi u përfshi në plagosjen e një 22-vjeçari, ku së bashku me një person tjetër, Petrit Sana rrahën me sende të forta të riun, duke e plagosur rëndë, pas një sherri për motive banale.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Vrasja e biznesmenit Pilot Roli, banorët tregojnë se çfarë panë: Vdiq në vend!

Të hetuar për drogë, sot u vranë babanë! Jeta luksoze e djemve të biznesmenit Roli

Është xhaxhai i Ilir Likës!Dyshohet se vrau Rolin,Skënderit i lanë 9 plumba tek dera

Vrasja e Rakip Rolit/ EMRI i të dyshuarit kryesor, në kërkim dhe djali i tij

Mori vesh që i vranë babanë! Djali i Rrolit niset shpejt për shtëpi, pëson aksident

Gjak kudo mbi tapiceri! Ç’ka mbetur brenda ‘Audi-t’ në Laç, brenda vdiq biznesmeni

Biznesmeni u ekzekutua në Laç! Dy djemtë e tij të hetuar për trafik droge

FOTO e biznesmenit të ekzekutuar në Laç, përdorte dy emra

Vrasja e Rakip Rolit/ Autorët ishin në këmbë, i dolën para, makina ra në kanal

 

Kush është biznesmeni që u vra sot në Laç, 10 vite më parë plagosi një 22-vjeçar

Atentati në Laç, PAMJE nga vendi i ngjarjes

EKZEKUTIMI i Rolit në Laç,policia:Janë ngritur pika kontrollit,në ndihmë dhe FNSH-ja

Iu bë atentat në Laç, EMRI i 55-vjeçarit që humbi jetën

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet atentat ndaj pilot rrolit ilaj lika laç pilot rroli skender lika vrasje në laç atentat ndaj pilot rrolit ilaj lika laç pilot rroli skender lika vrasje në laç

Sondazh

Poll