Sport

Havier Mascherano zyrtarisht trajneri i Argjentinës

10 Dhjetor 2021, 13:01 Nga DOSJA
Havier Mascherano zyrtarisht trajneri i Argjentinës

ARGJENTINE – Mascherano u tërhoq nga futbolli i luajtur vitin e kaluar në moshën 36-vjeçare dhe tashmë do të fillojë një karrëerë të re, atë të trajnerit.

37-vjeçari  do të marrë detyrën e trajnerit të skuadrës U-20 të Argjentinës vitin e ardhshëm ka konfirmuar të enjten Federata Argjentinase e Futbollit (AFA).

Kjo do të jetë puna e parë si trajner për Mascheranon, i cili bëri më shumë se 100 paraqitje për kombëtaren duke luajtur në mbrojtje dhe mesfushë.

Ish-mesfushori i njohur do të zëvendësojë trajnerin aktual Fernando Batista, i cili lë rolin për t’iu bashkuar stafit të trajnerit të sapoemëruar të Venezuelës, Jose Pekerman.

Ndryshe, Mascherano luajti në katër Kupat e Botës për Argjentinën, duke përfshirë arritjen në finale në vitin 2014 dhe ishte pjesë e skuadrës së Barçës së Pep Guardiolës, duke fituar pesë tituj të Ligës dhe dy Liga të Kampionëve.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #marcherano argjentina kombetarja #marcherano argjentina kombetarja

Sondazh

Poll