Sport

Bernardo Silva zbulon skeretin: “I kam vënë qenit emrin e shokut të skuadrës…”

10 Dhjetor 2021, 12:50 Nga DOSJA
Bernardo Silva zbulon skeretin: “I kam vënë qenit emrin e shokut

ANGLI – Skuadra mediatike e Manchester Cityt ka publikuar një bisedë të sinqertë me mesfushorin e tyre portugez Bernardo Silva. Ylli i spektaklit është padyshim qeni i tij, i cili në mënyrë gazmore është quajtur ‘John’ si emri i bashkëlojtarit të tij John Stones.

“Ne donim shumë të kishim një qen dhe ai u emërua si miku im, John Stones, sepse ne jemi shumë të afërt dhe gjithmonë i thosha atij që një ditë nëse do të kisha një qen, do ta quaja “John””, ka thënë fillimisht Silva.

“Është në fakt një emër i mrekullueshëm. Ne e duam atë dhe Ines, partnerja ime, është dakord me të. Mendoj se i shkon atij; ai është një djalë i bukur dhe është shumë inteligjent”, përfundoi portugezi.

Silva dhe Ines janë filmuar duke bërë një shëtitje nëpër rrugët e Mançesterit dhe 27-vjeçari jep një pasqyrë magjepsëse për jetën në klub.

Ai flet për një sërë temash, duke përfshirë marrëdhënien e tij me bashkëkombësin Joao Cancelo, dhe se si ai bën gjithmonë një kafe për vete dhe Riyad Mahrez një orë para çdo ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #bernardosilva #manchetsercity #premierleague #stones #bernardosilva #manchetsercity #premierleague #stones

Sondazh

Poll