Sport

Prapaskenat/ Raiola zbulon: Thuram ishte i Interit, ndërsa De Ligt pranë Bayernit

10 Dhjetor 2021, 12:55 Nga DOSJA
Prapaskenat/ Raiola zbulon: Thuram ishte i Interit, ndërsa De Ligt

ITALI-Gjatë një interviste të dhënë për Sport 1, Mino Raiola foli për një prapaskenë që lidhet me klientin e tij Marcus Thuram, i cili gjatë verës Inter kishte provuar ta blinte përpara se të përfundonte te Correa. “Verën e kaluar rruga ishte e qartë për të, ai duhej të shkonte jashtë vendit.

Gjithçka ishte gati për transferimin te Inter, por më pas ai u dëmtua (këputje e ligamentit kolateral medial të gjurit të djathtë për dy muaj mungesë) dhe gjithçka u hodh në erë. Tani ai është kthyer dhe mund të zgjedhë të gjitha klubet kryesore qofshin ato në Itali, Gjermani, Angli apo Francë”.

Sa i përket De Ligt, agjenti i famshmëm deklaroi: “Ishte pothuajse e mbaruar marrëveshja me Bayernin e Mynihut, kishte biseda pozitive, por në fund operacioni dështoi, për fat të keq”.Bavarezët dalin në skenë edhe për një tjetër tratativë: “I vetmi klub që mund ti lejojë vetes Pogbanë është Bayerni, por nuk kemi marrë asnjë ofertë, ndoshta do të vijë nesër…do të dimë më shumë pas 2 muajsh”.

Në fund diçka edhe për Haaland: “Mund të shkojë te Reali i Madridit, te Barcelona, te Manchester City ose Bayerni i Mynihut. Kur? Ka shumë mundësi që të largohet që këtë verë, ose verën e ardhshme”, ka përfunduar Raiola.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport de ligt juventus raiola thuram de ligt juventus raiola thuram

Sondazh

Poll