Aktualitet

VD-Sqarime për Taçin? Salianji 35 minuta në SPAK, deputeti: Nëse do thuheshin…

9 Dhjetor 2021, 10:50 Nga DOSJA
VD-Sqarime për Taçin? Salianji 35 minuta në SPAK, deputeti:

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka shkuar paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku edhe është marrë në pyetje për rreth 35 minuta. Deri më tani dihet se ai është marrë në pyetje, por nuk dihet se për çfarë çështje bëhet fjalë dhe cili është roli i tij. Gjithë çfarë dihet deri më tani është fakti se Salianji ka marrë një telefonatë një javë më parë nga hetuesit e çështjes, të cilët i kanë kërkuar një dëshmi të plotë pranë strukturave të SPAK.

Pas më shumë se gjysmë ore deponim, Salinaji është pyetur nga gazetarët e pranishë, lidhur me detaje të çështjes, por ai ka bërë me dije se ende nuk mund të ndajë të dhëna me publikun.

BISEDA:

PYETJE: Jeni thirrur në lidhje me deklaratat për Rezart Taçin?

Salianji: Nuk ka asgjë për të thënë. Siç e dini se jemi parë shpesh bashkë. Në 30 vite gjithë politikanët bashkë nuk kanë qenë aq shpesh saç kam qenë unë.  Nëse do të thuheshin do t’ua kisha thënë si përherë.

Disa javë më parë në Kuvendin e Shqipërisë, deputeti Salianji u përfshi në një debat, që për pak kaloi në përplasje fizike, me Erion Braçen, duke i përmendur përfshirjen e një zëvendëskryeministri të qeverisë së numrit një të maxhorancës Edi Rama në përgjimet e antimafias italiane.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike ervin salianji salianji ne spak ervin salianji salianji ne spak

Sondazh

Poll