Aktualitet

“Monument kulture” i ndërtuar nga Maks Velo, nis shembja e godinës 7-katëshe

8 Dhjetor 2021, 19:25 Nga DOSJA
“Monument kulture” i ndërtuar nga Maks Velo, nis shembja e

TIRANË – Ndërtesa ku dikur funksiononte Agjencia Telegrafike Shqiptare ka nisur të shembet. Instituti i Ndërtimit publikoi një raport ku thuhet se godina 7-katëshe është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Megjithatë, inxhinieri Orhan Sakiqi e hedh poshtë raportin e Institutit të Ndërtimit duke pretenduar se ndërtesa në fjalë nuk ka pësuar asnjë dëmtim.

Godina në fjalë është projektuar nga ish-arkitekti i njohur Maks Velo në vitin 1976. Në vitin 2007, godina mori statusin “Monument kulture i kategorisë së dytë” për vlerat e mëdha historike dhe arkitektonike. Ajo kishte të ndërtuar fasadën me xham.

Sipas projektit të ri të bashkisë së Tiranës, në vend të tij do të ndërtohet një godinë për t’u vendosur zyrat e administratës publike.

Shembja e ish-godinës së ATSH-së u paralajmërua në mars të këtij nga kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë një inspektimi që bëri në Bulevardin “Zogu I” me kryeministrin Edi Rama.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj instituti i ndertimit maks velo erion veliaj instituti i ndertimit maks velo

Sondazh

Poll