Aktualitet

Protestuan vitin e kaluar për vrasjen e Klodian Rashën, dënohen me burg me 4 të rinj

8 Dhjetor 2021, 18:56 Nga DOSJA
Protestuan vitin e kaluar për vrasjen e Klodian Rashën, dënohen

TIRANË – Gjykata e Tiranës dënoi me burg 4 të rinj për protestat vitit të kaluar pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj. Të pandehurit Kliton Rexha, Klodian Rexha, Serdar Reçi e Mariglen Kuqo u shpallën fajtorë për veprat penale “organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Bazuar në Kodin Penal, Kliton Rexha, Klodian Rexha dhe Serdar Reçi u dënuan me 1 vit burg, kurse Mariglen Kuqos u caktua masa 6 muaj burg.

Prokuroria e Tiranës raportoi se Kliton Rexha, Klodian Rexha dhe Serdar Reçi kanë qëlluar forcat e policisë para Kryeministrisë, ndërsa më pas kanë thyer semaforë, tabela rrugësh si dhe dogjën kazane mbeturinash në rrugëm “Ibrahim Rugova”.

Mariglen Kuqo rezulton se ka hedhur mjete të forta drejt policisë në kryqëzimin e 21 dhjetorit.

Klodian Rasha u vra nga polici Nevaldo Hajdaraj mëngjesin e 8 dhjetorit 2020 përpara banesës së tij në rrugën “Dritan Hoxha” pasi kishte kaluar orën policore. Patrulla i kërkoi të ndalonte ndërsa ai vrapoi. Hajdaraj e ndoqi nga pas dhe e qëlloi me pistoletë në këmbë dhe shpinë. Plaga e fundit rezultoi fatale.

Vrasja e Klodian Rashës  shkaktoi protesta të dhunshme në Tiranë ku u shkatërruan disa stacione autobusash, dyqane, etj. Përballë situatës së tensionuar, Sandër Lleshaj dha dorëheqjen nga posti i Ministrit të Brendshëm.

Hajdaraj u dënua me 15 vite burg për vrasjen e Klodian Rashës nga Gjykata e Tiranës në 14 korrik të këtij viti. Ai  u shpall fajtor për veprën penale “Vrasje me dashje”. Fillimisht, ndaj efektivit të policisë u ngrit akuza ” “Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, por pamjet e publikuara në media të vdekjes së Klodian Rashës disa muaj më vonë bëri që prokurorët të ngrenë akuzën “Vrasje me dashje”.

Megjithatë, Hajdaraj do të kryejë 10 vite burg duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar. Babai i viktimës u shpreh i zhgënjyer me vendimin e Gjykatës së Tiranës.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet denimi i nevaldo hajdarajt dorehiqet sander lleshaj protesta per vrasjen e klodian rashes vrasja e klodian rashes denimi i nevaldo hajdarajt dorehiqet sander lleshaj protesta per vrasjen e klodian rashes vrasja e klodian rashes

Sondazh

Poll