Aktualitet

“Vrasës i Ardit Gjoklajt, mashtrues”, dy të rinjtë nxirren jashtë takimit të Veliajt

8 Dhjetor 2021, 18:18 Nga DOSJA
“Vrasës i Ardit Gjoklajt, mashtrues”, dy të rinjtë

TIRANË – Takimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për Ditën e Rinisë u shoqërua me ndërhyrjen e disa të rinjve. Teksa kryebashkiaku i kryeqytetit po fliste, një djalë dhe një vajzë ndërprenë fjalën e Veliajt duke e akuzuar me tone të larta.

I riu u shpreh se të rinjtë në Shqipëri paguajnë më shumë se rroga e Veliajt. Ndërsa një vajzë e akuzoi si “mashtrues” e “vrasës së Ardit Gjoklajt” si dhe për kthimin e Tiranës në shesh pallatesh. Më pas, truprojat e kryetarit të bashkisë nxorën jashtë me forcë dy të rinjtë.


Pjesë nga biseda:

I riu: Zoti kryetar. E vërteta e rinisë nuk është kjo me ngjyra dhe spektakël. E vërteta e rinisë është ajo e mijëra të rinjve që punojnë në kushte të mjerueshme për të paguar tarifat e shkollës që janë më të shtrenjta se rroga e kryetarit. Studentët paguajnë tarifa më të larta se rroga e kryetarit.

E reja: Mashtrues, vrasës! Ke vrarë Ardit Gjoklajn! Turp të të vijë! E ke shndërruar Tiranën në shesh pallatesh. Turp, turp, turp!

Ardit Gjoklaj humbi jetën në landfillin e Sharrës në vitin 2016. Vdekja e tij u konsiderua si kriminale nga shumë qytetarë dhe media pasi kompania e përpunimit të mbeturinave “3R” nuk respektoi rregullat e sigurisë teknike dhe se ka kryer aferë korruptive me bashkinë e Tiranës. I riu u godit në kokë nga një eskavator.

Gjykata e Tiranës shpalli vendimin se Gjoklaj kishte vdekur jashtë territorit ku operonte kompania, ç’ka ngjalli indinjatë publike me dyshimin se ky vendim ishte i padrejtë për të mbrojtur Veliajn dhe kompaninë “3R”. Për këtë ngjarje tronditëse, u gjykuan përgjegjësi i turnit i kompanisë “3R” që menaxhonte përpunimin e mbeturinave Dëfrim Hakrama dhe fadromisti Edmond Kollari. Ndaj tyre rëndon akuza e mosrespektimit të rregullave teknike.

Dyshimet se Veliaj po tentonte të manipulonte ngjarjen u shtuan kur ai u takua me prokurorin e çështjes së Ardit Gjoklajt përpara se të jepej vendimi.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aferë në landfillin e sharrës erion veliaj vrasja e ardit gjoklajt aferë në landfillin e sharrës erion veliaj vrasja e ardit gjoklajt

Sondazh

Poll