Aktualitet

“Të djeg ty dhe fëmijët”, shqiptari arrestohet pasi kërcënoi me çekiç gruan në Itali

8 Dhjetor 2021, 19:39 Nga DOSJA
“Të djeg ty dhe fëmijët”, shqiptari arrestohet pasi

ITALI – Një 38-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia e Monzas për dhunim dhe kërcënime të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në fillim të muajit nëntor ku shtetasi me origjinë shqiptare mori çekiçin dhe ndoqi nga pas në shtëpi gruan e tij 32-vjeçare. Ajo u fsheh te komshinjtë dhe denoncoi të shoqin te karabinierët.

Pas arrestimit, ajo dëshmoi se bashkëshorti i saj e ka dhunuar dhe kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme gjatë 6 viteve të fundit. Sipas mediave italiane, 38-vjeçari e ka goditur 3 herë me telefon gruan e tij italiane si dhe e ka goditur me grusht në hundë. Veprimi i tij i fundit ka qenë i tmerrshëm.

Ai raportohet ta ketë kërcënuar se do ta digjte bashkëshorten së bashku me 3 fëmijet e tyre.

“Të djeg ty dhe fëmijët, Askush nuk hyn në këtë shtëpi. Unë e kam ndërtuar dhe unë e shkatërroj”, raportohet të ketë thënë shqiptari.

38-vjeçari shqiptar po mbahet në burg në nisje të hetimit për dhunën në familje.

Marrë nga “Milano Today”

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni

Sondazh

Poll