Aktualitet

VIDEO – FOTOT/ “E vrau diktatura”, qytetarët ndezin qiri për Rashën para MB

8 Dhjetor 2021, 19:25 Nga DOSJA
VIDEO – FOTOT/ “E vrau diktatura”, qytetarët ndezin qiri

TIRANË– Qytetarë të shumtë kanë kujtuar sot 25-vjeçarin Klodian Rasha që u vra një vit më parë nga efektivi Nevaldo Hajdaraj. Me qiri të ndezur e foto të Rashës, dhjetëra qytetarë janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme në kujtim të Rashës.

E vrau diktatura’, ‘Virusi nuk del pas orës 23:00’, shkruhet në disa prej pankartave.

Autori i vrasjes, ish-efektivi Nevaldo Hajdaraj është dënuar nga gjykata me 15 vjet burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, do të qëndrojë në qeli për vetëm 10 vite. Ky vendim është ankimuar nga Prokuroria, e cila kërkon që Hajdaraj të mbyllet për 20 vite.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet klodian rasha klodian rasha

Sondazh

Poll