Aktualitet

Lojëra fati në lokale, arrestohen 2 persona dhe procedohen 3 të tjerë në Berat

8 Dhjetor 2021, 15:26 Nga DOSJA
Lojëra fati në lokale, arrestohen 2 persona dhe procedohen 3 të

BERAT – Policia e Beratit arrestoi 2 persona dhe vendosi të hetojë në gjendje të lirë 3 të tjerë pasi u konstatuan se kryenin aktivitetin e lojërave të fatit në dy lokale. Personat e arrestuar janë L.V., 53 vjeç (pronar) dhe F.K., 36 vjeç.

Ndërkohë, u proceduan A.K., 20 vjeç, V.B., 46 vjeç dhe D.P., 21 vjeç për të njëjtën akuzë.

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojrave të fatit.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat dhe Stacionin e Policisë Dimal konstatuan dy raste të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit online.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat arrestuan shtetasit L.V., 53 vjeç, dhe F.K., 36 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat, pasi gjatë kontrollit në ambjentet e lokalit në pronësi të shtetasit L.V u konstatua duke ushtruar aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online shtetasi F.K.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Dimal proceduan penalisht shtetasit A.K., 20 vjeç, V.B., 46 vjeç dhe D.P., 21 vjeç, banues në Dimal, pasi gjatë kontrollit në ambjentet e lokalit në pronësi të shtetasit A.K, u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online shtetasit V.B dhe D.P.

Në cilësinë e provës materiale u sekustruan 3 aparate celular, të cilët dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojrave të fatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet lojera fati lojera fati

Sondazh

Poll