Aktualitet

Bie në humnerë makina, vdes 17-vjeçari në Bulqizë, plagoset një tjetër

8 Dhjetor 2021, 17:40 Nga DOSJA
Bie në humnerë makina, vdes 17-vjeçari në Bulqizë,

BULQIZË– Një 17-vjeçar me inicialet F. P., ka ndërruar jetë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti automoblistik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Trebisht të Bulqizës. Mësohet një një automjet brenda të cilit po udhëtonte 17-vjeçari dhe një 20-vjeçar ka rënë disa metra poshtë rrugës duke përfunduar në humnerë. Adoleshenti ka ndërruar jetë në vend, ndërsa 20-vjeçari është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i policisë Bulqizë:

Rreth orës 17.00, në Trebisht, Bulqizë ka rënë disa metra poshtë rrugës një automjet dhe për pasojë dyshohet se ka humbur jetën shtetasi F. P., 17 vjeç, dhe është dëmtuar rëndë shtetasi E. T., 20 cili po merr ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne bulqize bulqize policia e bulqizes aksident ne bulqize bulqize policia e bulqizes

Sondazh

Poll