Sport

Chelsea, shaka e keqe nga Zenit: barazon në fund dhe i dhuron Juves vendin e parë

8 Dhjetor 2021, 19:52 Nga DOSJA
Chelsea, shaka e keqe nga Zenit: barazon në fund dhe i dhuron Juves vendin

EUROPË– Raundi i fundit i Champions League rezervoi një surprizë e vërtetë në Grupin H. Juventus dhe Chelsea ishin dy skuadrat e kualifikuar me pikë të barabarta me nga 12 të tilla. Ekipi londinez luane në Rusi ndaj Zenit, një ndeshje që në letër u duk e kalueshme, por nuk rezultoi kështu pasi 90 minutat përfunduan me shifrat 3-3.

Timo Werner shënoi në minutën e 2′, por surpriza e pjesës së parë ishte Zeniti që përmbysi gjithçka në tre minuta. Fillimisht Claudinho dhe më pas Azmoun i dhanë avantazhin provizor Zenitit. Në pjesën e dytë Chelsea hyri në fushë me një marsh më tepër dhe shënoi fillimisht me Lukakun dhe Timo Werner në minutat 62′ dhe 85′.

Kur u duk se çdo gjë kishte mbaruar, Ozdoev për Zenit shënoi një super gol duke vulosur rezultatin final në 3-3. Në takimin tjetër Juventus fitoi ndaj Malmoe-s me shifrat 1-0. Golin e vetëm të takimit e shënoi Moise Kean në minutën e 18′.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport chelsea zenit chelsea zenit

Sondazh

Poll