Sport

VIDEO/ Skënderbeu fiton duelin e “zonës së ftohtë” dhe kalon Egnatian…

8 Dhjetor 2021, 18:06 Nga DOSJA
VIDEO/ Skënderbeu fiton duelin e “zonës së

KORÇE – Skënderbeu ka marrë pikë shumë të rëndësishme në këtë javë kundër Egnatias. Korçarët fituan me rezultatin e pastër 2-0 dhe barazojnë me pikë skuadrën nga Rrogozhina, që zbret në vendin e parafundit.
Skuadra e Migen Memellit hasi vështirësi në pjesën e parë, por gjithçka zgjidhet në pjesën e dytë, madje që në fillimin e saj kur Mensah shënon në minutën e 47-të.


Në fundin e takimit ka qenë Elvi Berisha, ai i cili, shënoi golin e dytë dhe që vulosi përfundimisht fitoren e Skënderbeut. U pretendua në momentin e parë një pozicion jashtë loje, por gjithçka ishte e rregullt.


Ka filluar me humbje aventurën e tij tek Egnatia trajneri i ri Zakrija Ramadani, i marrë për të kthyer disi situatën, që sipas drejtuesve nuk ishte mirë me trajnerin Magani.
B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ekipi i skenderbeut finalen e kupës mes vllaznisë dhe skënderbeut skenderbeu ekipi i skenderbeut finalen e kupës mes vllaznisë dhe skënderbeut skenderbeu

Sondazh

Poll